E Shtunë, 31 Tetor 2026

FMN: Rritja e çmimeve ndalon tani

Rritja e qëndrueshme e çmimeve të ushqimeve, që në vitin 2000 duket të jetë një trend, dhe jo pikërisht një rezultat i faktorëve të përkohshëm, argumenton ekonomisti i FMN-së, Thomas Helbling dhe Shaun Roache, që punojnë në revistën Financë & Zhvillim. Indeksi i çmimit të ushqimeve sipas FMN-së, i cili përfshin çmimet e më shumë se 22 artikujve ushqimorë agrokulturorë, të tregtuar ndërkombëtarisht—tanimë, konsiderohet e mbyllur pasi arriti kulmin në qershorin e 2008-ës. Shumë vende po luftojnë me efektet e çmimeve të larta të ushqimeve, të cilat thellojnë varfërinë, rrisin inflacionin, dhe për vendet të cilat importojnë ushqime përkeqësojnë bilancin e pagesave. Çdo njeri vë re se çmimet e ushqimeve po rriten. Por të varfrit janë goditur veçanërisht më rëndë sepse shpenzimet për ushqim përbëjnë pjesën më të madhe të shpenzimeve të tyre. Ata kanë shumë pak për të kursyer në ushqim, ose në shpenzime të tjera. Duke iu referuar çmimeve të ushqimeve, çështja më e fundit e F&D është e fokusuar në potencialin e Amerikës Latine, që synon të bëhet një lojtar i rëndësishëm i ekonomisë globale, se si vendet mund të përballojnë rritjen e kostos të kujdesit shëndetësor, dhe se si investimet publike në infrastrukturë janë efektive. Përmbytjet, thatësirat dhe zjarret e fort rreth botës kanë zvogëluar prodhimet bujqësore, të cilat kanë nxitur rritjen e çmimeve. Por nuk është një lajm i keq që po shkaktohet rritja. Sa më shumë njerëzit bëhen të pasur, ata ushqehen më shumë me produkte që përmbajnë proteina të larta, si mishi, produkte bulmeti, vaj, fruta perime, prodhime deti, dhe më pak drithëra. Kjo rritje kërkon tokë dhe prodhim bujqësor për të ushqyer bagëtinë, dhe kjo nxit rritjen e çmimit të grurit për pasojë. Një faktor tjetër që lidhet me rritjen e çmimeve të ushqimeve ka qenë ‘shpërthimi’ i vonë i karburantit bio. Çmimi i lartë i naftës, i kombinuar me mbështetjen qeveritare, për produktin e karburantit bio, nxisin kërkesën për drithëra nga të cilat karburantet bio janë prodhuar, si misri, sheqeri, si fruta çaraç. Dhe çmimet e tyre, për rrjedhojë janë rritur. Çmimet e larta të naftës kanë një ndikim të drejtpërdrejt në koston e prodhimit të ushqimeve. Karburanti, përfshirë edhe gazin natyral, përdoren për të prodhuar pleh, dhe gjithashtu përdoren në të gjitha stadet e prodhimit të produkteve bujqësore, që nga të mbjellat e sezonit për t’u shpërndarë. Kërkesa në rritje e komoditeve bujqësore nuk do të thotë rritje prodhimi. Rritja e prodhimtarisë së një hektari toke është në stanjacion, dhe është e vështirë të gjesh më shumë hapësira toke, për t’u përkushtuar në prodhim më të madh ushqimor. Rritja e tensionit, përsa i përket çmimeve të ushqimeve në rang ndërkombëtar ka shkaktuar tashmë një inflacion të lartë në shumë ekonomi në 2011. Në këtë mënyrë, efektet e “raundit të parë” janë pjesë e normalitetit të kalimit përmes çmimeve dhe do të zbehet me kohën. Por nëqoftëse njerëzit presin që çmimi i ushqimeve të vazhdojë të rritet, ata nisin të kërkojnë rroga më të larta, dhe kjo lidhet me efektet e “raundit të dytë”: një rritje e inflacionit në thelb. Helbling dhe Roache argumentojnë që risku i rritjes së inflacionit është më i dobët për ekonomitë e avancuara, por domethënëse për vendet në zhvillim. Ushqimi është më i rëndësishëm në termat e buxhetit dhe besimi në politikat monetare është më i ulët, që do të thotë kërkesë për rroga më të larta dhe pritje për rritje të mëtejshme të inflacionit. Ndërsa faktorët si moti i keq, janë të përkohshëm, çështjet thelbësore nënvizojnë ndryshimin e strukturës globale të pakthyeshme përsa i përket tregut të ushqimeve. Përparimi teknologjik, do të ndikojë në presionin e tregut të ushqimeve, por kjo do të kërkojë kohë. Por në këto momente, bota duhet të rregullojë çmimet e larta të ushqimeve.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›