Ekonomia evropiane teme e bisedimeve Monti-Barroso

Kryeministri italian Mario Monti ka zhvilluar një takim informal mbrëmjen e së martës me presidentin e KE-së, Hose Manuel Barroso në Bruksel. Në fokus të bisedimeve ka qenë ekonomia europiane dhe sfidat që e presin në të ardhmen. Ka qenë një takim shumë informal ka deklaruar zëdhënësi i KE. Nuk ka shumë informacion mbi këto bisedime që zgjatën për më shumë se 1 orë e gjysmë . gjithsesi sipas burimeve italiane mësohet se takimi ka shërbyer për të diskutuar tema të ndryshme pas sezonit të pushimeve. Është diskutuar për kontrollin e bankave europiane, një projekt që KE do ta prezantojë më 12 shtator. Sot pritet që kreu i qeverisë italiane të takohet me kancelaren gjermane Angela Merkel në Berlin, me të cilën do të bisedojë mbi krizën e borxhit si dhe ndërhyrjet e mundshme të BQE në tregjet e bonove sovrane, një temë kjo që sëfundmi ka krijuar shumë konflikte mes Bundesbank dhe Eurotoëer. Ndërkohë që agenda e Mario Montit do të jetë më e ngjeshur javën e ardhshme me një seri takimesh me liderët europianë për të diskuturar mbi menaxhimin e krizës.