Bllokohen llogarite e bizneseve ne Elbasan

Bashkia e Elbasanit ka bllokuar llogaritë bankare për 250 subjekte private. Vendimi është ndërmarrë pasi u ezauruan të gjitha fazat dhe subjektet nuk ju përgjigjën thirrjes së bashkisë për likujdimin e taksave. Nënkryetari i bashkisë Serafin Papa u shpreh se subjektet i kanë 24 milionw lekë borxh këtij institucioni për vitin 2012. Sipas nënkryetarit Papa, gjithçka është kryer duke u bazuar në ligj duke i kërkuar bankave bllokimin e llogarive bankare të firmave private deri në shlyerjen e detyrimeve të bashkisë. Por bashkia e Elbasanit ka kërcënuar se nuk do të ndalet me kaq. Nëse edhe pas kësaj mase ata nuk reagojnë atëherë jemi të shtërnguar t’i drejtohemi organeve të drejtësisë e përmbarimit nënvizon nënkryetari Papa".
Ndërkohë bashkia ka përfunduar procedurat e dërgimit në gjykatë për disa subjekte private të reklamave në këtë qytet. Inspektorët e bashkisë kanë bllokuar dhe hequr billborderat nga reklamat edhe pse firmat përpiqen ti rivënë ato ilegalisht. Problemi i grumbullimit të taksave është shfaqur edhe me autobuzët, taksitë dhe furgonat. Edhe qytetarët refuzojnë të paguajnë taksa e deficiti në arkë është mjaft i thellë sipas z Papa. Bashkia ka ngritur grupe kontrolli për të mbajtur gjallë veten, megjithatë problemet po dalin në pah çdo ditë gjithnjë e më shumë.