E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ekonomia jonë bie me 11 vende

Ndërsa qeveria shqiptare flet çdo ditë për rritje ekonomike të vendit, raporti i fundit i konkurrueshmërisë në botë tregon se ekonomia jonë është me pak konkurruese se një vit më parë, duke e zbritur Shqipërinë me 11 vende në krahasim me 2011-ën, raporton Vizion Plus. Në këtë dokument, të publikuar nga organizata e pavarur ndërkombëtare Forumi ekonomik botëror, Shqipëria është renditur në vendin e 89, e vlerësuar me 3.91 pikë. Indeksi për vitin 2012 tregon se përpara Shqipërisë sa i përket ekonomisë konkurruese është Qipro ne vendin e 58, Mali i Zi i cili ndodhet ne vendin e 72, Maqedonia në vendin e 80 dhe Bosnje Hercegovina që renditet një vend përpara nesh, në vendin e 88. Raporti tregon se Shqipëria ka lënë pas vetëm Serbinë dhe Greqinë e zhytur në krizë ekonomike, që listohen respektivisht në vendin e 94 dhe 95. Vendi me ekonominë më konkurruese në botë edhe për këtë vit vijon të mbetet Zvicra, ndërsa Singapori renditet në vendin e dytë. Në këtë klasifikim bie në sy dhe rënia e SHBA-ve me dy vende.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›