E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ekonomia jonë e shërbimeve

Sipas të dhënave, 84% e ndërmarrjeve në shkallë vendi, janë prodhues shërbimesh, çka do të thotë se ekonomia jonë është e orientuar dhe e zhvilluar drejt shërbimeve. 

Sipas Censusit, rezulton se në periudhën 2005-2009 në të gjithë vendin janë krijuar 50% e ndërmarrjeve aktive, gjysma e të cilave gjenden në zonën më të madhe, Tiranë-Durrës. Në totalin e ndërmarrjeve rezulton se 26,4% e tyre drejtohen nga gratë, të cilat drejtojnë gjithashtu 50% të bizneseve me aktivitet tregtar. INSTAT prezantoi sot në një seminar në Tiranë, të dhënat finale të Censusit 2011 për ndërmarrjet ekonomike në të gjithë vendin, ku morën pjesë ambasadori i Prezencës së Bashkimit Evropian në Tiranë, Ettore Sequi, kryetari i Komisionit Shtetëror të Censusit, ministri Genc Pollo, etj. 

Drejtorja e përgjithshme e INSTAT-it, Ines Nurja duke bërë të ditur të dhënat kryesore, vlerësoi se "ky census është kryer me sukses dhe të dhënat e dala prej tij, mund të aplikohen në të gjitha drejtimet e nevojshme për analiza statistikore, studimore si dhe për hartimin e politikave në bazë qarqesh dhe prefekturash". /Start/

                                                                                             2012-01-27 11:33
   

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›