E Diel, 1 Nëntor 2026

Berishën nuk e ftojnë në Davos, mban leksione ekonomie nëKlubin e Biznesit Shqipëri-Francë

Share

Vizitat e kryeministrit Berisha pothuajse çdo vit në konferencën e Davos-it, ku flitet për ekonominë, kanë qenë gjithmonë një motiv krenarie për këtë të fundit, sepse kishte mundësinë të shtrëngonte duart me disa prej liderve kryesorë të Europës dhe botës.

Këtë vit, Berisha nuk është ftuar në konferencën e përvitshme të Davos-it, edhe pse ai thotë se modeli ekonomik shqiptar është ndër më të suksesshmit në Europë dhe për këtë arsye, mund të jepte këshilla të vlefshme.

Megjithatë Berisha e ka gjetur vendin ku të japë disa leksione për ekonominë: Klubin e Biznesit Shqipëri-Francë.

Koha, siç e theksuat, është e veçantë, por krizat janë sfida nga të cilat dilet me një horizont të ri. Kriza e borxheve dhe e Euros ka pllakosur Evropën. Natyrisht, Shqipëria ndjen pasojat e saj, por realitetet duhet ti njohim ashtu siç janë. Modeli shqiptar është model i bazuar në taksat më të ulëta, në dorën më të shkurtër të qeverisë, në peshën më të vogël të sektorit publik mbi sektorin privat, në standardet më liberale dhe gjithnjë në zgjerim, ka thënë Berisha.

“Ne ishim në një konference të shkëlqyer të organizuar nga ministri francez i Ekonomisë dhe Energjetikës z.Besson. Ajo që më impresionoi më shumë ishin njohuritë dhe besimi i kompanive të mëdha franceze për potencialet e Shqipërisë, vullneti dhe vendosmëria e tyre për tu angazhuar në investime në këtë vend. Presidenti i CNR/GDF-Suez, gjatë takimit që pata me të, u shpreh se Shqipëria mund të bëhet një basen i madh i energjisë së rinovueshme në Ballkan. Interes të gjallë dëshmoi presidenti i TOTAL, zoti Kristof, njëshi në botë për naftën. ALSTOM po shqyrton të gjithë mundësitë e investimeve dhe ndërhyrjeve të mëdha në Shqipëri, në fushat e tij të shumta, si energji, infrastrukturë, hekurudha, etj. Qeveria po punon me kompaninë Sagem për të zgjeruar gamën e veprimtarive në fushën dixhitale. Janë një seri fushash të tjera, për të cilat kemi rënë dakord me kryeministrin e Francës dhe qeveritarët e tjerë të lartë që të vendosim një bashkëpunim.”

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›