Eurovizion, Rona Nishliu ngjitet në skenë natën e parë

Këtë vit Festivali Evropian i Këngës do të mbahet në Baku të Azerbajxhanit, ku Rona do të paraqitet e katërta në radhë pas Malit të Zi, Islandës dhe Rumanisë. Fituesja nga Kosova do të garojë natën e parë së bashku me shtete si Rumania, Greqia, Rusia, Belgjika, Hungaria etj.
Nishliu është fituesja e edicionit të 50-të të Festivalit të RTSH-së, që u zhvillua në fund të viti që la pas. Kënga “Suus” me tekst të vetë këngëtares dhe me muzikë e orkestrim të Florent Boshnjakut, u vlerësua nga juria si këngë e punuar në mënyrë profesionale dhe e realizuar shumë mirë artistikisht.
Rona Nishliu do të jetë e para këngëtare nga Kosova që shkon në Eurovizion. “Është nder i veçantë që do të jem atje. Do të jem përfaqësuesja e dy shteteve dhe një kombi. Do të mundohem t’i përfaqësoj denjësisht të gjithë shqiptarët në të gjitha trevat ku janë ata dhe do të mundohem të bëj më të mirën për një prezantim sa më dinjitoz”, është shprehur Nishliu.
Këtë vit në Eurovizion do të konkurrojnë 37 këngë në dy net gjysmëfinale (22 dhe 24) maj, ndërsa finalja e madhe do të jetë mbrëmjen e 26 majit. Shqiptarët jashtë Shqipërinë do të kenë mundësi të votojnë për këngën shqiptare, por jo ata brenda vendit.
Festivali Evropian i Këngës këtë vit zhvillon edicionin e vet të 57-të, ndërkohë që viti 2012 është i nënti që Shqipëria merr pjesë.
/Start/E.B/
2012-01-27 14:55