E Diel, 1 Nëntor 2026

Rehn Greqia afer marreveshjes me kreditoret

Greqia mund të arrijë një marrëveshje me kreditorët gjatë fundjavës. "Ne jemi shumë afer nje marrveshje" tha Komisioneri i Bashkimit Evropian, Olli Rehn, në Forumin Ekonomik Botëror në Davos.
Greqia dhe kreditorët e saj privatë deri më tani kanë dështuar të bien dakord për të reduktuar borxhin ekzistues për të ndihmuar Greqinë në shmangie të falimentimit .
"Ata janë gati për të mbyllur një marrëveshje, nëse jo sot, ndoshta gjatë fundjavës, por me siguri këtë muaj “- tha Rehn.
Zyrtarët grekë po negociojnë me kreditorët privatë në lidhje me reduktimin e borxhit para marrjes së këstit të radhës për Greqinë.
Në qoftë se nuk arrihet asnjë marrëveshje, Greqia rrezikon kredinë e radhës çka do të çonte në falimentimin e vendit dhe pasojave negative për Eurozonën .

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›