E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Ekonomia në trend pozitiv, Këshilli Mbikëqyrës i BSH: Norma e interesit për lekun mbetet 2,75%

TIRANË, 26 mars /ATSH/ Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë vlerëson se qëndrimi aktual i politikës monetare është i përshtatshëm në mbështetjen e aktivitetit ekonomik të  vendit, ndaj vendosi sot ta lërë të pandryshuar normën bazë të interesit, për lekun në nivelin 2,75%.

Guvernatori i BSH-së, Gent Sejko u shpreh sot në konferencën për mediet se gjithashtu mbeten të pandryshuara normat e interesit të depozitave dhe kredive njëditore, respektivisht në 1,75% dhe 3,75%.

“Politika monetare do të mbështesë rritjen e ekonomisë”, tha Sejko, ndërsa evidentoi se, Këshilli Mbikëqyrës vëren se balanca e përgjithshme e presioneve afatmesme po afrohet gradualisht drejt objektivit të inflacionit 3%.

Në këtë kontest, vijoi Sejko, vendimet e ardhshme të politikës monetare do të vijojnë të kushtëzohen nga informacioni i ri, dhe në veçanti nga analizat dhe vlerësimet mbi ecurinë e presioneve të brendshme inflacioniste.

“Këto vendime do të jenë gjithnjë në përputhje me objektivin tonë të stabilitetit të çmimeve, si dhe konsistente me kahun e politikës fiskale dhe ecurinë e kursit të këmbimit”, deklaroi Guvernatori Sejko.

/r.e/

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›