E Diel, 1 Nëntor 2026

Ekonomia, në vështirësi së paku deri në qershor

Deklarata

Bizneset dhe familjet shqiptare do të vijojnë të vuajnë pasojat e krizës për të paktën deri në fund të gjashtëmujorit të parë të këtij viti, thotë Banka e Shqipërisë, e cila arsyeton se përmirësimi i ekonomisë botërore do të ketë një efekt të ulët në përmirësimin e ekonomisë shqiptare, por edhe ky përmirësim minimal do të fillojë të ndihet vetëm gjatë gjashtëmujorit të dytë. BSH thotë se problemet në Shqipëri do të fillojnë të zgjidhen vetëm pasi Greqia të stabilizohet dhe vendi të shijojë frytet e përkohshme të sezonit turistik.

“Gjendja financiare e sektorit real të ekonomisë së vendit, e sipërmarrjeve të biznesit dhe e familjeve, pritet të jetë përgjithësisht e pandryshuar dhe një përmirësim i saj vlerësohet se mund të ndodhë në gjashtëmujorin e dytë të vitit”, thuhet në deklaratë. “Kjo do të thotë që veprimtaria e kreditimit të sektorit bankar do të vazhdojë të ndeshet me një mjedis sfidues dhe përmirësimet e synuara në cilësinë e kredisë do të kërkojnë më tepër kohë për t’u realizuar”, vijon më tej deklarata.

#

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›