E Shtunë, 31 Tetor 2026

"Ekonomia, perparesi kryesore"

Keshilltari kryesor i Presidentit te ri se SHBA, Xhon Podesta, tha dje se administrata e re amerikane do te marra masa te menjehershme per trajtimin e probleme ekonomike, si dhe me ceshtje te sigurise kombetare, me te cilat ndeshet vendi. Podesta, qe kryeson ekipin e tranzicionit te Obames, deklaroi ne nje interviste per rrjetin televiziv "Foks Njuz", se per presidentin e zgjedhur ka rendesi te vecante zbatimi sa me shpejt i planit te stimujve ekonomike. Por ai shtoi se eshte e nevojshme qe Presidenti Bush te ndihmoje me ecurine e ketij plani. Xhorxh Bush dhe Presidenti i zgjedhur Obama kane ne plan te takohen diten e sotme per te diskutuar per transferimin e pushtetit. Ne fjalimin e perjavshem ne radio qe mbajti ne emer te demokrateve, zoti Obama tha se vendi nuk ka kohe per te humbur dhe se administrata e tij do te filloje menjehere pas betimit, me 20 janar, perpjekjet per rimekembjen e ekonomise amerikane. Ai premtoi se do te marre masa te menjehershme.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›