E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ekonomia shqiptare e ndikuar nga rizgjedhja e Obames

Zgjedhjet presidenciale në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe rizgjedhja e presidentit Obama do të ndikojë dhe në ecurinë e ekonomisë shqiptare. Është Obama presidenti në krye të një ekonomie të fuqishme, e cila jep sinjal përmirësimi ndaj krizës dhe kryeson masat kundër saj. Eskpertët shqiptar të ekonomisë konstatojnë këtë fakt. Jemi mësuar te dëgjojmë shpesh se ekonomia shqiptare është një pikë ujë në ekonominë botërore. Sipas ekspertëve të shifrave, rizgjedhja e Obamës do të ketë ndikim  edhe për ekonominë tonë të vogël. 
Sipas ekspertëve, Amerika është e para që del nga kriza dhe si e tillë jep sinjale pozitive për rimëkëmbje. Ndikimi i ekonomisë amerikane në ekonomitë e shteteve të tjera, shihet i pashmangshëm edhe nga ekspertë të tjerë ndërkombëtarë në fushën e ekonomisë e financave.  

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›