Greqia ne qender te takimeve nderkombetare
Vendimi për financimin e Greqisë duhet të merret në takimin e ministrave të financës të eurozonës (Eurogoup), të hënën e ardhshme, më 12 nëntor”, kështu ka deklaruar komisioneri për çështjet ekonomike dhe financiare në BE, Olli Rehn.
“Na nevojitet një vendim i përbashkët për mënyrë e uljes së barrës së borxhit në takimin e 12 nëntorit dhe kam bindjen se do të mund të arrijmë në këtë vendim të përbashkët”, është shprehur Rehn në konferencë për shtyp pas takimit të zyrtarëve financiarë të G-20-s. I pyetur nëse riblerja e borxhit grek është alternativa e preferuar, Rehn u përgjigj:
“Pres se do të nevojitemi një kombinim elementësh dhe sigurisht nuk përjashtohet çështja e riblerjes së borxhit, por është ende pak e parakohshme të themi diçka përfundimtar për këtë çështje”.
Ndërsa kreu i Erurogrupit Jean Claude Juncker ka shprehur optimizmin se Greqia ka mundësi t’i cojë deri në fund reformat e shtrëngimit. Gjatë një konference shtypi në Singapor, ai ka thënë se qeveria greke për të fituar këstin e radhës së ndihmës nuk ka zgjedhje tjetër përvecse realizimit të këtyre reformave.
“Përshtypja ime është se reformat e mara deri tani në Greqi janë gjithnjë e më të kuptueshme nga qytetarët dhe për këtë jam shumë optimist. Besoj se qeveria tashmë po e merr seriozisht programin e reformave që duhet të ishte zbatuar vite më parë”- tha ai.
Por presidenti i KiE Herman Van Rompuy gjatë samitit Euroaziatik në Laos është shprehur qartësisht se Greqia duhet të arrijë marrëveshjen me trojkën nëse kërkon të mbajë paketën e ndihmave prej 31,5 miliardë euro.
“Apeli im për qeverinë greke dhe partitë kryesore politike është të bëjnë gjithçka të nevojshme për të arritur objektivat me BE, FMN dhe BQE”- deklaori presidenti i KiE.
Ndërkohë në Greqi qeveria ka paraqitur në parlament paketën e masave të reja shumëvjecare të kursimit. Me qëllim që vendi të përfitojë këstin e radhës së ndihmës nga ndërkombëtarët kjo paketë duhet të marrë votat e mundshme në parlament.