E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ekonomia shqiptare perballoi krizen e rende

23/09/2010Berisha ne OKB

Kryeministri Sali Berisha ka deklaruar gjate zhvillimit te takimit Objektivat e Sfidave te Mijevjecarit ne Asamblene e Pergjithshme te Kombeve te Bashkuara se ekonomia shqiptare arriti te perballoje me sukses krizen globale ekonomike. Ne fjalimin e tij shefi i ekzekutivit theksoi se pavaresisht krizes Shqiperia arriti qe vitin e kaluar te shenonte rritje ekonomike nderkohe qe per kete vit parashikohet nje rritje prej 4-5 per qind. Infrastruktura e vendit eshte transformuar rrenjesisht. Sot Shqiperia eshte anetare me te drejta te plota ne NATO dhe po ecen drejt integrimit europian - deklaroi ai. Kryeministri pohoi se vendi ka ende shume pune per te bere por ndryshimet gjate viteve te fundit jane shume te medha. Berisha u shpreh se jane ndermarre reformat te medha ekonomike dhe shoqerore. Si pasoje e ketyre reformave 80 per qind e prodhimit vjen nga sektori privat 90 per qind e nxenesve qe mbaruan klasen e 9-te ndjekin shkollat e mesme dhe 70 per qind e maturanteve jane regjistruar ne universitete ne cdo shkolle eshte shtrire interneti dhe ku jetegjatesia eshte 7796 vjet. Kryeministri nenvizoi se lufta kunder korrupsionit ka qene rezultateve. Objektiv eshte lufta permanente kunder korrupsionit. Nga kjo lufte eshte mundesuar dyfishimi i te ardhurave ne buxhet ne me pak se pese vjet - theksoi shefi i ekzekutivit. Ne fjalimin e tij gjate takimit Objektivat e Sfidave te Mijevjecarit ne Asamblene e Pergjithshme te OKB-se kryeministri tha se ne Shqiperi ndryshimet qe jane ndermarre gjate 20 vjetve te fundit jane teper domethenese duke marre ne konsiderate se vendi doli nga nje sistem totalitar i cili kishte ndertuar me shume bunkere sesa apartamente banimi per qytetaret. Ne fjalimin e tij kryeministri u shprehu falenderimet Kombeve te Bashkuara dhe te gjitha endeve mike te Shqiperise te cilat kane dhene ndihmesen e tyre ne zhvillimin e vendit. Berisha i rezervoi nje falenderim te vecante Sekretarit te Pergjithshem te Kombeve te Bashkuara Ban Ki Mun per perzgjedhjen qe i beri vendit tone per programin 1 OKB. Sipas tij ky program ka rritur bashkepunimin mes Shqiperise dhe Kombeve te Bashkuara.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›