E Diel, 1 Nëntor 2026

Topi ne OKB Prioritet Shqiperia ne BE lobon per Kosoven

NJu JORK-Ne prani te kryetareve te shteteve dhe te delegacioneve si dhe te personalitetet te larta te politikes boterore pjesemarres ne Sesionin e 65-te te Asamblese Parlamentare te OKB-se Kosova dhe integrimi i Shqiperise ne BE zune nje vend te rendesishem ne fjalen e kreut te shtetit shqiptar.
SHQIPERIA NE BE
Ne vijim te fjales se tij Presidenti Topi nenvizoi se Shqiperi po deshmon progress drejt arritje se Objektivave te Mijevjecarit ne te gjitha fushat dhe treguesit saj.
Presidenti i Republikes rikonfirmoi se integrimi dhe anetaresimi i Shqiperise ne Bashkimin Evropian perben nje perparesi te politikes sone te jashtme ku si rralle here ka nje konsensus te gjere politik dhe social. Hapat e rendesishem qe Shqiperia ka hedhur drejt BE-se dhe fazat e saj te bashkepunimit ne kuader te procesit te integrimit po rezultojne premtues - u shpreh Presidenti Topi duke theksuar se anetaresimi i Shqiperise ne NATO dhe integrimi ne Bashkimin Evropian eshte nje proces i rendesishem edhe rajonal dhe i pandashem nga integrimi i plote i rajonit.
LOBON PER KOSOVEN
Presidenti i Republikes Bamir Topi i ben thirrje kryetareve te shteteve vendet e te cileve akoma nuk e kane njohur pavaresine e Kosoves qe ta njohin ate si menyra e vetme per ti kontribuar stabilitetit afatgjate dhe paqes jo vetem rajonale por edhe globale.

Duke iu referuar miratimit te rezolutes per ligjshmerine nderkombetare te shpalljes se pavaresise se Kosoves Presidenti Topi shprehu qendrimin e Shqiperise ne mbeshtetje te dialogut mes Kosoves dhe Serbise i cili duhet te filloje pa humbur kohe.
Ne mbeshtesim dialogun e sinqerte e konstruktiv per zgjidhjen e ceshtjeve praktike ne dobi te interesave te perditshme te qytetareve te tyre per ti ndihmuar ata por edhe per te lehtesuar pse jo qetesuar minoritetet perkatese shqiptare dhe serbehellip - theksoi Presidenti i Republikes.
Presidenti i Republikes Bamir Topi gjate qendrimit ne New Jork per Samitin e 65-te te Asamblese Parlamentare te OKB-se pati dje nje takim pune ne Nju Jork me Kryeministrin e Republikes se Greqise Jorgo Papandreu. Dy zyrtaret diskutuan per bashkepunimin e frytshem e miqesine mes dy vendeve e popujve tane dhe theksuan vullnetin e perbashket per ti thelluar ato si ne nivelin politik ashtu dhe ne ate ekonomik dhe ne fusha te tjera
s.g/balkanWeb

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›