Berisha takon Papandreun Nuk ka krisje me Greqine Rozeta Rapushi
Greqia mbeshtet integrimin e Shqiperise ne Bashkimin Evropian si dhe liberalizimin e vizave. Garancine e mori dje Kryeministri Sali Berisha gjate nje takimi te zhvilluar me homologun e tij grek Jorgos Papandreu ne Nju Jork. Te pranishem ne kete takim ishin edhe Ministrat e Puneve te Jashtme te te dy vendeve Edmond Haxhinasto dhe Dimitris Droutsas. Ai vleresoi investimet e Greqise te bera kryesisht ne infrastrukturen e vendit nder te cilat me kryesore eshte rruga Konispol-Sarande dhe progresin e madh qe ka bere emigracioni shqiptar ne Greqi ne normalizimin e kushteve te jetes se tyre. Natyrisht akte te izoluara absolutisht te denueshme apo shperthime fanatike nuk shprehin as ndjenjat e pergjithshme qe ekzistojne por as dhe te komprometojne marredheniet miqesore qe ekzistojne dhe do te ekzistojne midis dy vendeve theksoi Berisha pas takimit. Kryeministri Sali Berisha dha detaje rreth bisedes se zhvilluar mes paleve. Ne menyre te vecante ai theksoi se vlereson shume mbeshtetjen e cmuar qe Greqia i ka dhene dhe i jep Shqiperise ne procesin e liberalizimit te vizave dhe integrimit evropian si dhe vecanerisht per nismen e tij per anetaresimin e Ballkanit Perendimor ne Bashkimin Evropian ne vitin 2014. Nderkohe qe denoi ashper aktet apo shperthimet fanatike si ato ne Himare qe sipas tij nuk kompromentojne marredheniet miqesore qe ekzistojne mes dy vendeve. Une e falenderoj Kryeministrin Papandreu dhe qeverine greke per te gjithe mbeshtetjen e cmuar qe i ka dhene dhe i jep Shqiperise ne procesin e integrimit evropian sikunder qeveria e meparshme ne procesin e integrimit ne NATO ne procesin jetik dhe te rendesishem per shqiptaret te liberalizimit te vizave ne inkurajimin e investimeve te medha e nder me te rendesishmet ne Shqiperi tha Berisha. Ai beri te ditur gjithashtu se ne kete takim e ftoi Kryeministrin Papandreu per te vizituar Shqiperine. Ftese qe sipas kryeministrit Berisha u mireprit nga homologu i tij grek. Nga ana tjeter gjate takimit sipas tij mes paleve u ra dakord qe te bashkepunohet jo vetem bilateralisht por edhe per ceshtjet e rajonit. Une e falenderoje shume Papandreun edhe per nismen e tij per Ballkanin Perendimor anetaresimin e tij ne Bashkimin Evropian ne vitin 2014. Edhe ne qofte se kjo nisme mund tu duket e parakohshme vendeve te tjera anetare te BE-se kjo eshte nje thirrje e shkelqyer dhe e favorshme per vendet tona theksoi Berisha. Ai theksoi faktin se gjate takimit me homologun e tij grek mori garancine jo vetem per mbeshtetje ne proceset integruese te Shqiperise por edhe per te vazhduar bashkepunimin e ngushte ne te gjitha fushat. Kryeministri Berisha zhvilloi nje takim te shkurter edhe me homologun e tij japonez Naoto Kan. Kreu i qeverise i shprehu mirenjohjen per ndihmen qe Japonia i ka dhene dhe i jep Shqiperise.
Qendrimi
Aktet e ndodhura ne Himare ku nje i ri mbeti i vrare nga nje aksident i cilesuar i qellimshem nuk cenojne aspak marredheniet apo bashkepunimin e mire mes Shqiperise dhe Greqise. Keshtu u shpreh dje kryeministri Sali Berisha pas takimit me homologun e tij grek Jorgos Papandreu.