Ekonomiksi i Spekulimit dhe Deflacionit
Politikat ekonomike nuk janë vetëm të tilla. Sipërfaqësisht, duket sikur ato marrin parasysh vetëm tregues të prodhimit vendas, ofertës, apo kërkesës, dhe vendosin plane veprimi në të mirë të ruajtjes së qëndrueshmërisë së çmimeve dhe rritjes ekonomike. Është lajm i vjetër tashmë që ekonomiksi ndikohet nga aktiviteti ekonomik dhe financiar i vendit, po aq sa ndikohet edhe nga faktorë socialë dhe më pak të prekshëm, si pritshmëria konsumatore, vetëbesimi në të shpenzuarin dhe kursyerin, parashikimet vetjake të së ardhmes ekonomike, mirëqenia familjare e kërkuar, si dhe mjedisi demografik në përgjithësi. E thënë më qartë, efektshmëria e çdo politike monetare nuk mund të shikohet kurrë e ndarë prej mjedisit që e rrethon, dhe kjo e thënë në një kuptim të mirëfilltë social. Por, çfarë lidhje ekziston mes kësaj logjike dhe situatës aktuale ekonomike dhe financiare në Shqipëri dhe më gjerë?
Siç është vënë re tashmë, çmimi i naftës në tregjet ndërkombëtare është përgjysmuar që nga niveli rekord, që arriti gjatë periudhës së verës. Për rrjedhojë, çmimi që paguajnë konsumatorët në pikat e karburantit është më i ulët se ç‘ishte në korrik dhe gusht të po këtij viti (tregu shqiptar i karburanteve vuan nga një defekt tjetër, që nuk e lejon të reagojë këndshëm ndaj luhatjeve të çmimeve, çështje kjo që trajtohet më vonë). Por, në këto kushte, lind pyetja se si ka mundësi që për të njëjtin mall, ne po paguajmë më pak tani, ndërkohë që paguanim dyfish më shumë vetëm para pak muajsh? Nuk është kjo rrjedhë ngjarjesh në kundërshtim më tezën se vlera e mallrave rritet dhe se vlera e parasë së thatë gërryhet nga inflacioni me kalimin e kohës? Në fakt, është në kundërshtim me këtë tezë. Por jo vetëm kaq. Në tregun botëror të naftës nuk ka ndodhur asgjë e jashtëzakonshme - nuk janë zbuluar burime të reja nafte në asnjë pikë të globit, vendet e OPEC-ut nuk po prodhojnë më shumë naftë, dhe në total rezervat e shitësve me pakicë nuk kanë vuajtur ndonjë luhatje inventari të pamenaxhueshme. Por, gjithsesi, çmimet kanë rënë. Pikërisht këtu lind pyetja: kur nuk ka ndryshuar asgjë (asgjë e dukshme, të paktën), si ka mundësi që ndodh një rënie e tillë? Është e qartë që karburanti u mbivlerësua gjatë kohës që arriti atë nivel rekord çmimi. Ky i fundit nuk pasqyronte realisht koston e nxjerrjes, përpunimit, dhe tregtimit të këtij malli, dhe për rrjedhojë nuk mund të rezistonte më gjatë në atë gjendje spekulative. Gjithashtu, rritja ekonomike e vendeve në zhvillim e kishte rritur së tepërmi kërkesën për lëndë djegëse të kësaj natyre, çka rriti presionet inflacioniste. Por prapë se prapë, norma e rritjes ishte anormale dhe e pajustifikueshme. Si rrjedhojë e këtij mbivlerësimi, kërkesa për karburant u ul ndjeshëm në tregjet ndërkombëtare, paçka se ne si konsumatorë bëmë shumë pak në lidhje me bojkotimin e një mënyre motorike të të jetuari. Pedalizimi i transportit personal duket se i përket të shkuarës.
Rritja e çmimeve të naftës u ndie fuqishëm dhe njëherazi në të gjithë botën, dhe kjo ishte e pritshme si pasojë direkt e procesit të globalizimit. Çmimi i naftës u rrit në mënyrë aq të skajshme sa për ata ekonomistë, që jetojnë në këtë kohë, është tepër e lehtë të përjetohet ulja dhe rritja e çmimeve si pasojë e ndryshimit të kërkesës dhe ofertës së një malli. Por, jo vetëm kaq. Tregu energjetik i karburanteve është gjithashtu një treg financiar, dhe aksionet e kompanive të naftës këmbehen në tregjet financiare ashtu si aksionet e çdo firme tjetër. Si të tillë, ato janë në qendër të spekulimeve të zakonshme, që ndodhin rëndom. Rritja e çmimeve të naftës përkoi me rritjen spektakolare të vlerës së aksioneve në bursat amerikano-veriore para një viti. Kur kriza financiare solli rënien e paevitueshme të bursave, çmimet e naftës ndoqën të njëjtën rrugë, dhe u ulën bashkë me indekset si Dow Jones apo NASDAQ. Pikërisht këtu bëhet akoma edhe më e qartë lidhja që ekziston mes bursave të tipit Dow Jones dhe tregut të naftës që ne prekim sa herë shkojmë të furnizojmë makinat tona. Dow Jones është indeksi më i rëndësishëm në tregun e aksioneve, dhe përbëhet vetëm nga kompani me karakter industrial, të cilat janë vartëset kryesore të tregut të naftës. Për rrjedhojë, spekulimet që ndodhin në Dow Jones ndikojnë drejtpërdrejt edhe tregun ndërkombëtar të naftës, duke bërë që çmimi i kësaj të fundit të rritet apo ulet në mënyrë arbitrare, pavarësisht mungesës së luhatjeve në ofertën dhe kërkesën për naftë. Para disa muajsh, vendet e OPEC-ut refuzuan të rrisnin prodhimin e naftës pikërisht për këtë arsye, dhe sado që ne si konsumatorë ndiheshim disi të tradhtuar nga ky vendim, tashmë duhet t‘u japim pak meritë për vërejtjet e tyre të sakta të aso kohe.
Ka edhe një anë tjetër të kësaj situate, që është po kaq e rëndësishme. Çmimet e ulëta janë të preferueshme, dhe kjo është pjesë e natyrës së ‘homo economicus‘-it. Por çdo gjë me karár, apo jo? Deflacioni është fenomeni i kundërt i inflacionit dhe ndodh atëherë kur çmimet ulen me tepër se ç‘është e domosdoshme. Në kohë të tilla, çmimet ulen aq shumë sa kompanitë nuk mund të mbulojnë dot as kostot e prodhimit. Për rrjedhojë, prodhimi ulet, firmat detyrohen të shkurtojnë fuqinë punëtore, duke rritur kështu papunësinë në vend, e kështu me radhë. Por, ana më negative e këtij fenomeni është se, nëse vendi shkon në deflacion, historia ka treguar se është tepër e vështirë të dilet prej andej. Ka dy shembuj klasikë që ilustrojnë këtë dukuri: e para është Rënia e Madhe e 1930-ës në SHBA, që u shkaktua pikërisht prej deflacionit, dhe që sot e kësaj dite mbahet si kriza më e mjerueshme ekonomike e të gjitha kohërave, dhe e dyta është kriza ekonomike e vendeve aziatike që filloi në vitet ‘80 dhe vazhdon ende sot, çka vërehet lehtë te normat gati zero të interesit në Japoni dhe gjetkë. Prandaj, rënia e çmimeve ka një limit, dhe ky limit duhet të ruhet rigorozisht. Aktualisht, rreziku global për të shkuar drejt deflacionit është rritur nga 5 për qind që ishte një vit më parë, në 10-15 për qind këtë javë, kjo sipas Indeksit për Produktet Konsumatore. Prandaj, sado i ngrohtë dhe i sigurt që tingëllon kursimi monetar, ka vetëm një rrugëdalje për në zhvillimin ekonomik që ne të gjithë dëshirojmë, dhe që është konsumi brenda nivelit të arsyeshëm të të ardhurave. Kreditimi duhet të përdoret në mënyrë ekskluzive për blerjen e pronave të patundshme apo investimeve të tjera që tentojnë të ruajnë vlerën (apo ta shtojnë atë) në mënyrë afatgjate.
Së fundmi, vërejmë po aq lehtësisht se, pavarësisht rënies së çmimit të naftës në tregjet ndërkombëtare, çmimi i këtij malli në tregun vendas vazhdon të jetë relativisht i lartë, dhe mos reagues ndaj ndryshimeve globale. Ekonomia shqiptare e tregoi që nuk u prek nga kriza financiare e kredive, por kjo nuk i jep imunitet të përhershëm nga luhatjet në tregje të tjera ndërkombëtare, si, fjala vjen, ai i naftës. Prandaj mos reagimi i çmimeve të naftës është tërësisht arbitrar, dhe e ka burimin në vend dhe jo jashtë. Kjo vjen për një arsye shumë të dukshme: paratë, në rastin e kredive, prodhohen në vend, tregtohen në vend, dhe kreditë jepen te bizneset dhe konsumatorët vendas. Ky treg u përgjigjet luhatjeve, pozitive apo negative, vendase, dhe duke qenë se ekonomia shqiptare nuk është teknikisht e përparuar sa ekonomitë euroatlantike, mund të qëndrojë jashtë krizave si kjo e fundit si rrjedhojë e mungesës së ndërvarësisë. Por është totalisht e kundërta në tregun e naftës. Kompanitë kryesore të naftës në Shqipëri e importojnë naftën nga jashtë, që do të thotë se ndikimi në çmim fillon të ndikohet së pari në tregjet e huaja, dhe më pas i përshtatet minimalisht kushteve pak më ndryshe të vendit ku importohet. Çmimi i një litri naftë në Tiranë është aktualisht 103 për qind më i lartë se çmimi i një litri naftë në SHBA. Historikisht ndryshimi mes çmimit shqiptar të naftës dhe atij amerikan ka qenë rreth 20-30% më i lartë në Shqipëri. Ky është tregues flagrant i faktit që çmimi në vend mbahet i lartë në mënyrë tërësisht artificiale, dhe ngritja e çmimit mbi koston është e pajustifikueshme.
Debati, edhe me kaq pak informacion, merr trajta etike dhe ligjore, jo thjesht ekonomike. Nafta nuk është mall luksi. Po ashtu pikat e karburanteve po mbijnë si kërpudhat mbas shiut, që do të thotë se oferta në vend është rritur, dhe rritja tej mase e çmimit gjatë verës do të thotë se kërkesa është ulur. Në kushte ideale, një situatë e tillë do të sillte uljen e detyrueshme të çmimeve, pa pasur nevojën e ndërhyrjeve institucionale. Por fakti që diçka e tillë nuk ndodh (ose ndodh jashtëzakonisht ngadalë) do të thotë se ekonomia shqiptare nuk është e tillë që të reagojë në mënyrë të pavarur ndaj forcave të tregut, ashtu siç ndodh në tregjet e hapura të mirëfillta. Vetëm në këto raste është e mirëpritur ndërhyrja e jashtme në treg, dhe kjo jo për të ngacmuar rrjedhën normale të aktivitetit ekonomik, por për të eliminuar shtrëngesat artificiale mikroekonomike që vendosen nga sipërmarrës të papërgjegjshëm, diçka kjo aspak etike, antikonsumatore, ndoshta edhe antiligjore. Decentralizimi në fund të fundit është proces i gjithanshëm kombëtar, jo vetëm politik. Nëse në politikë ai nënkuptohet në pavarësi institucionesh, në ekonomi nënkuptohet në pavarësi tregu të hapur. Fundi i tranzicionit ekonomik do të vijë kur të përfundojë decentralizimi i ekonomisë, por jo në kuptimin e mirëfilltë të fitimit të pavarësisë nga shteti, por të mos ndikimit spekulativ mbi tregun e lirë nga firmat që veprojnë në treg, dhe të sjelljes së përgjegjshme dhe etike të të bërit biznes.