Kriza ekonomike dhe rruga e trete
Kriza globale ekonomike e kohëve të fundit, po shërben si justifikim për të lëshuar një fushatë anembanë botës kundër ekonomisë të tregut dhe sipërmarrjes së lirë, si dhe si një motiv për të justifikuar një ndërhyrje më të madhe të shtetit në ekonomi. Tregu i lirë po konsiderohet si përgjegjësi kryesor i kësaj krize, ndërkohë që shkaktari kryesor ka qenë në fakt ndërhyrja e qeverisë në ekonomi.
Organizata të ndryshme, që promovojnë tregun e lirë në SHBA, si ‘American Enterprise Institute‘ apo ‘Cato Institute‘ e kanë paralajmëruar prej kohësh rrezikun që do mund të sillte përpjekja e qeverisë për një politikë sociale, që synonte të shtonte strehimin, sidomos atë të qytetarëve me të ardhura të ulëta, duke nxitur dhe zgjeruar kreditimin. Ndërhyrja e qeverisë ka qenë bërë në dy forma.
Pikësëpari, ndërhyrja ka qenë nëpërmjet Rezervës Federale, që uli nivelin e interesave prej 6.5% në janar 2001 në 1% dhe mbajti këtë nivel deri në qershor 2003, duke e mbajtur 1% për një vit e duke stimuluar një valë masive të kredidhënies.
Forma e dytë e ndërhyrjes së qeverisë për të stimuluar marrjen e kredive për blerje shtëpie ka qenë instrumentalizimi i dy kompanive të sponsorizuara nga qeveria, ‘Fannie Mae‘ dhe ‘Freddie Mac‘ për të ofruar siguracion për kredi shtëpish.
Studimet e organizatave të sipërpërmendura kanë treguar se, duke filluar nga viti 1992, Kongresi ka shtyrë këto dy kompani që të përqendroheshin te huamarrës me të ardhura të ulëta ose të mesme. Në vitin 1996 u kërkua që këta huamarrës të përbënin 42% të volumit të kredive të siguruara, ndërkohë që kjo normë u rrit në 50% në 2000 dhe në 52% në 2005. Këto dy kompani kanë kultivuar një marrëdhënie shumë të dyshimtë me qeveritarët, të cilët siguronin përfitime të dyfishta, nga një anë vinin sponsorizimet e pamata që këto kompani kanë dhënë për politikanë të ndryshëm dhe nga ana tjetër impakti konsistonte në rritjen kënaqësisë te votuesit, duke shtuar numrin e njerëzve që blinin shtëpi me kredi. Kjo e fundit është një taktikë së të ashtuquajturës rrugë e tretë, pasi ka për qëllim një politikë tipike sociale strehimi nëpërmjet rregullimit, orientimit apo drejtimit që i bëhet aktorëve privat në treg. Pra, jo pronë publike me kontroll të centralizuar, sikurse promovon socializmi klasik, por politikë sociale nëpërmjet kontrollimit të kompanive private. Në këmbim, politikanët mbyllnin sytë para skandaleve multi-miliardere të ‘Fannie Mae‘ dhe ‘Freddie Mac‘, lejonin që të mbanin asete kapitale vetëm 2%, ndërkohe që nga bankat kërkoheshin diku te 8% si dhe ofronin favorizime ligjore për to, si për shembull heqjen e taksave mbi interesat e kredive. Madje, kjo mbështetje e pacipë politike krijoi përshtypjen se po të ndodhte ndonjë gjë në rastin më të keq, shteti kishte për t‘u hedhur në ndihmë të ‘Fannie Mae‘ dhe ‘Freddie Mac‘, gjë që inkurajoi akoma më shumë praktikat e këqija të kreditimit.
Kuptohet që babëzia ka luajtur rolin e vetë në këtë situatë dhe shumë bankierë e panë mbështetjen e shtetit si dritë të gjelbër për të abuzuar akoma më tepër, duke dhënë kredi bujare për shtëpi për individë, që nuk kishin kolateral apo të ardhura të mjaftueshme. Po kështu, ka pasur shumë individë të papërgjegjshëm që kanë kërkuar e marrë kredi për shtëpi njëmilionëshe më të ardhura minimale, duke shpresuar që rritja e çmimeve do vijonte.
Kanalizimi i një sasie shumë të madhe fondesh në tregun e shtëpive, fal zgjerimit të kreditimit dhe ndikimit të ‘Fannie Mae‘ dhe ‘Freddie Mac‘, çoi në një rritje artificiale dhe spekulative të çmimeve të shtëpive amerikane, që janë shtrenjtuar dyfish gjatë periudhës 1997-2005.
Një periudhë e gjatë e konsumit joproduktiv që u inkurajua nga politikat qeveritare monetare, bankare dhe fiskale të dy dekadave të fundit e dëmtuan rëndë shëndetin e ekonomisë amerikane. Kuptohet që herët a vonë flluska e çmimeve të shtëpive do bllokohej diku dhe plasja e flluskës u përshpejtua nga vendimi i Rezervës Federale, për të shtrënguar politikat duke i rritur interesat nga 1%-5.25% në periudhën qershor 2004-gusht 2007. Rënia e çmimeve të shtëpive tronditi bankat, që kishin dhënë para me thasë si kredi të pamerituara për shtëpi, si dhe ato që kishin siguruar kësi kredish për shumë shtëpi të lëna kolateral, që tanimë vlerën reale në treg e kishin shumë më të ulët sesa vlera e kredisë së dhënë.
Mirëpo, në vend që të lihen të falimentojnë institucionet financiare, kanë abuzuar me situatën, apo që kanë bërë zgjedhje të gabuara në treg, për të cilat duhet të mbajnë përgjegjësi, qeveria amerikane e më pas qeveritë e tjera u futën në lojë për të mbajtur në këmbë këta dështakë. Në vend që qeveria të merrte përgjegjësitë që i takonin për krizën dhe të tërhiqej nga tregu, qeveria bëri të kundërtën, i futi akoma më keq duart në ekonominë e tregut duke dyndur qindra miliarda të taksapaguesve. Mirëpo, paraja në vetvete nuk gjeneron pasuri po të kishte qenë e mundur do e kishim zhdukur varfërinë qëmoti.
Qeveria duhej të lejonte tregun të bënte punën e vetë duke ri-zhvendosur burimet nga sektorë jo-produktiv ose jo-efikas sikurse ishte ajo pjesë e sektorit bankar, që u mor me kreditë për shtëpitë, drejt sektorëve të tjerë më produktiv. Pra, duhej që t‘i jepej mundësi tregut që të normalizonte marrëdhënien midis kursimeve, huadhënies dhe produktivitetit. Mirëpo, qeveria në vend që të lejonte krasitjen e shëndetshme që do t‘i bënte vetë tregu degëve të kalbura të ekonomisë, është duke e zgjatur (por jo duke eliminuar) kalbësinë. Sikurse thotë Daniel Mitchel, i ‘Cato Institute‘, tregu pa falimentim është si feja pa ferr. Tregu pa falimentimin është i gjymtuar dhe i çaktivizuar, dhe nuk mund të kryejë funksiononin e vet. Duke shtuar likuiditetin në treg, shteti amerikan ka ndërmarrë një masë afatshkurtër që thjesht ka për të ndihmuar ato banka që kanë pasur dobësi në menaxhim si dhe ka për të nxitur inflacionin. Po të ndodhte krasitja, aktivitetet dështake do të mbylleshin, ato aktivitete që nuk rrinë dot në këmbë dhe që konsumatorët nuk i duan dhe fondet, burimet apo energjitë do të kalonin në aktivitete fitimprurëse.
Kjo masë e ndërmarrë bëhet në kurriz të ekonomisë dhe gjithë qytetarëve. Ajo ka për të vazhduar alokimin e gabuar të burimeve duke mos eliminuar ato biznese të veçanta që janë duke dështuar ose që do të dështojnë. Kjo masë gjithashtu po e kalon barrën nga kompanitë dështake te mbarë qytetarët, duke keqpërdorur taksat e tyre, si dhe duke stimuluar inflacionin.
Me pak fjalë, analiza e krizës që po mbizotëron në mediat ndërkombëtare është e gabuar dhe për këtë arsye edhe zgjidhja e propozuar është e gabuar dhe e dëmshme. Shkaktari i kësaj krize ka qenë ndërhyrja e qeverisë në ekonomi me taktikat e promovuara nga promovuesit e rrugës së tretë dhe jo sistemi i tregut të lirë.