BESA Që JEP SHKRIMTARI
E kishim harruar atë kohë! Ah, Pël
lumb, ç‘na bëre! Na hape
telashe. Me atë mënyrën tënde
të çuditshme. Na thua se ajo
kohë vazhdon. Dhe na e thua këtë thagmë
me të qeshur. Me të qeshurën tënde
të fshehur, jo buçitëse, po të brendshme,
të thellë, me një mbresë dhimbjeje sfilitëse.
Rrëfen historinë e vdekjes së Enver
Hoxhës, e diktatorit shqiptar dhe pikërisht
në këtë vdekje, gjen rastin e na bën
të vëmë buzën në gaz, të qeshim me
gjithë shpirt e të vuajmë me gjithë shpirt,
sepse ti provon me art, që, edhe i vdekur,
ai të vret. Diktatorët vrasin edhe pas vdekjes.
Ata lënë një litar jashtë varrit, atë
litarin proverbial për të zezën e popullit
të vet. E marrin më qafë, me vullnetin e
tij. Pothuaj të gjithë duan të merren më
qafë. Jo nga dëshira, po nga frika. Frika e
madhe. Aq sa diktatorët shndërrohen në
tabu. Nuk është rastësi që Stalini fitoi
testin popullor si udhëheqësi më i
shquar i të gjitha kohërave në Rusi. Testi,
pastaj, u ndërpre me urdhër nga lart. Dhe
kjo ndodhi para pak ditësh. Po sikur të
bëhej një i tillë dhe në Shqipëri? O Zot,
mos luaj me ne. Dua të kujtoj këtu se në
televizionet shqiptare dhe në gazeta nuk
shkruhet më për krimet e komunizmit.
Vrasësi dhe viktima, në shumë raste, janë
sërish vrasës dhe viktima, ndonëse u
krye 18 vjet më parë një përmbysje
demokratike, mjerisht, jo e sistemit, por
e fasadës së kuqe. Punë ngjyrash. Sa e
dhimbshme!
Përditë kur shkoj në punë, në kryqëzim
të Broduej me Çember Strit, më dalin
përpara disa njerëz me fletushka, njerëz
të fismë, që më pyesin: jeni hebre? Jo, i
përgjigjem unë, po fletushkën e marr, e
lexoj: Mos harroni Holokaustin! - shkruhet
aty dhe rrëfehen histori të shoqëruara
me fotografi dhe kështu kujtesa e së
kaluarës izraelite mbahet gjallë. Ndërsa
në Shqipëri, thonë të harrohet e kaluara
se të pengoka për të ecur përpara, të harrohen
krimet, vrasësit, spiunët, burgjet,
internimet, terrori, të zhdukurit, pra të
harrohet gati një gjysmë shekulli diktaturë
komuniste. A është e ndershme?
Aspak. Përse bëhet kjo, përse mbulohet
me natë ajo kohë, apo pse ishte e zezë?
Jo. Ajo bëhet me qëllim. Që vrasësi dhe
viktima të bëhen vëllezër dhe diktatori
të ngjallet. Këtë përfundim morbit nxora
nga romani i Pëllumb Kullës, Enver Hoxha
vdiq, Enver Hoxha u ngjall. Ai
udhëheq ende, ka ndryshuar paksa
formë, sipas marrëveshjes prej xhentëllmenësh
të Katovicës dhe udhëheq popullin
e vet të bashkuar drejt një të ardhmeje
të ndritur.
"Vdekja e Enver Hoxhës" është një roman
satirik me disa rrëfime në një. Në të
nuk është ndjekur vijimësia kronologjike
e romanit klasik, por me kërcime pindarike
dhe me teknikën e elipsit, jepet
një nga tablotë më makabre dhe njëkohësisht
më groteske, të historisë së
gjysmëshekullit të dytë të mijëvjeçarit të
shkuar, pasojat e një vdekjeje që s‘duhet
të ndodhte, të një vdekjeje fatale që erdhi
gabimisht dhe nuk duhej shpallur si
vdekje. Këtu, në këtë realitet dhe pandehmë,
në këtë logjikë të jetës dhe të
kundërshtimit të saj, kridhet pena-grep
e Pëllumb Kullës dhe nxjerr perla humori
të jashtëzakonshme.
Kam pasur fatin të kaloj nëpër duar tri
vëllime me pjesë për teatrin të këtij autori
të shquar, pothuaj gjithë atë krijimtari
të begatë që bëri aq bujë e u prit me
aq entuziazëm nga populli i thjeshtë në
vitet ‘70-‘80, po edhe më pas. Ǒmë ka
bërë përshtypje, veç të tjerave, në komunikimin
mes këtij shkrimtari dhe lexuesit
të thjeshtë? Ai njehsim, ajo përputhje
gati dashurore, ajo nevojë e domosdoshme
për këtë ushqim shpirtëror. Ai e
bëri për vete lexuesin dhe shikuesin që
mbushte sallat plot për muaj të tërë. Ishte
një lloj lidhjeje, një besë e fshehtë, që
duhej mbajtur. Populli qeshte me kritikën,
me thumbat e tij, me antikonformizmin
e pranuar dhe nga sistemi, për
hir të fushatave, pa i hyrë thellë arsyes së
ndërlikuar artistike, që prerja abstraguese i ishte bërë jo fenomenit të ditës,
po fenomenit klasik të përjetshëm, që
përsëritet gjithmonë. Koha e partisë iku,
por koha e artistit mbeti. Vetëm një skeç
të shikosh, ose të lexosh, si bie fjala, "Doni
më për Belulin?" dhe do të ndjesh atë
forcë të besës së dhënë. Do të vërshojnë
e-mail-et dhe telefonatat në adresë të
Pëllumb Kullës: Ah, ç‘na kënaqe!
Ǒduhet më shumë për një shkrimtar?
Dhe të mos harrojmë se ai skeç është shkruar
para 30 e ca vjetëve! Po s‘dua të lë
pa përmendur një vepër tjetër të shquar
të tij: "Skënder Sallaku, ose si qeshnim
në diktaturë". Nën sipërfaqen e ngrirë të
jetës së artistëve, gëlonte plot gjallëri disidenca
e barsoletës, e kësaj palaçoje të
diktaturës. Nën terrorin e ditëve, në
grinë e kallkanosur kur nuk duhej t‘i zije
besë as këmishës tënde, dikush të pëshpëriste
te veshi: e di këtë të fundit? Dhe
barsoleta që dëgjoje ishte kaq e goditur
dhe kaq e frikshme, sa bashkë me Jozef
K, kompleksin e ndjekjes dhe të përgjimit,
gjeje për një çast dhe vrimën prej nga
u arratis Liza në botën e çudirave. Ja, me
këtë barsoletën në gojën e artistit të
madh, Skënder Sallakut, Pëllumb Kulla i
bënte autopsinë diktaturës. Po ende nuk
ndjehej i plotë në ndërgjegjen e tij ajo
përmbushje e besës me lexuesin. Ai donte
të hynte te vetë autopsia, te fundi, vdekja
e një njeriu dhe e një sistemi për të
arritur në përfundimin e tmerrshëm se
vdekja kishte ndodhur dhe s‘kishte
ndodhur, se ai, diktatori, Enver Hoxha,
s‘paska vdekur, po qenka gjallë. O, Zot,
thashë kur mora në duar romanin,
ç‘mund të ndodhë kur vdes një kult, një
idhull i shenjtëruar, duke kujtuar në të
njëjtën kohë se ç‘ngjau realisht atë ditë
zie në tërë Shqipërinë. Kërkohej sakrificë
gjer në absurd, edhe sikur tërë populli të
jepte jetën, i madh e i vogël, me vullnet
të paepur, m‘u aty në këmbët e Nexhmije
Hoxhës, prapë s‘do të mjaftohej me
kaq, po do të kërkohej diçka më tepër. Kjo
ishte paranoja e mallkuar që vinte me
bubutimë qysh nga teatrot antike të Greqisë
së lashtë. Perënditë kërkonin flije
masive. Pikërisht te ky paradoks mitologjik
merr përmasa të papara grotesku
i Kullës. Ajo që ndodh është e parrokshme,
nuk ka vend as arsyetimi në
zbërthimin e saj të drejtë, por as interpretimi
vulgar irracional. Pa përshkrimin
e normalitetit të gjërave nuk mund të
arrihet tek anormaliteti, shfytyrimi,
devijimi i përçudnueshëm i tyre. Pa tendencë
të spikatur, gati me paanësinë e një
kronikani, përqendrimi përplot spikamë
tronditëse, drejtohet te pasojat e një
vdekjeje për një njeri që s‘duhet të kishte
vdekje. Ai rri atje, një rëndomësirë e
zakonshme për një kirurg dhe një grimior,
që priren më tepër nga profesioni e jo
nga përjetimi i tjetërllojtë i kësaj vdekjeje.
Ai rri atje si një kufomë, po simboli i tij
religjioz gati, me përmasa mistike të
pavdekësisë, është lëshuar prej kohësh
si kumt dhe kjo ka më fort rëndësi. Me
këtë hir të pas vdekjes merret Pëllumb
Kulla. Ǒndodh kur vdes gabimisht ai që
besohej i përjetshëm? Pasojat rëndojnë
gjëmshëm mbi popullin, atij i kërkohet si
gjithmonë, edhe për këtë rast demonstrimi
i flijimit të skajshëm në mënyrën më
të panatyrshme, absurde e groteske. Fillojnë
përgatitjet e zisë, sikur kjo të mos
jetë zi, po një sikur i zisë, se populli nuk e
pranon atë, po nga ana tjetër ai jep shembuj
të jashtëzakonshëm të zisë. Luhet me
sikur me të dyja ekstremet, tërë bota është
një sikur që sendërton situata brilante.
Po ndalem në disa situata të romanit:
Enver Hoxha ka vdekur, por nuk duhet
përhapur lajmi, sa të merren të gjitha
masat për përgatitjen e zisë dhe të sigurisë
kombëtare. Në mungesë të kufomës
që dergjet me rropulli te nxjerra në
një sallë të nëndheshme, futet në lojë
sozia, dytësi, një person i ngjashëm me
Enver Hoxhën, e ky trajtohet, jo më si
Enver, po si kopje e tij, pra një njeri pa
vlerë. Kjo marrëdhënie e dyfishtë interpretohet
mjeshtërisht si një situatë
groteske, sa tragjike aq dhe humoristike.
Kjo maskaradë e dyzimit me thelb kontrastin,
përbën boshtin e romanit. Nga ky
këndvështrim, me buzë në gaz i pamundësisë
për të nderuar deri në fund një
kult të vdekur, po të pavdekur kurrë dhe
gjesteve për t‘ia arritur asaj, gjer në absurd,
krijojnë kaq shumë situata të
mrekullueshme, sa ne e ndjejmë veten
ngushtë kur duam të përmendim disa
prej tyre, ato që na duken më të arrirat.
Pasojat fatale të kultit në një popull i
shpreh më së miri kapitulli i fundit i romanit.
Aty flitet për një qytet, që nuk
shquhet për asgjë, po krejt papritur
bëhet i famshëm, ngaqë e mban zinë
shumë, shumë më gjatë se qytetet e
tjerë. Në këtë qytet nuk festohen më
dasmat. E kështu kalojnë vite. Grotesku
arrin deri aty sa instrumentistët e Pallatit
të Kulturës harrojnë t‘u bien veglave të
tyre. S‘ka më asnjë gëzim, vetëm zi. Azis
Dejazi, sekretari i parë, që bëhet i njohur
me këtë zi kaq të zgjatur, shpërblehet me
mirënjohje nga e veja e diktatorit dhe
Komiteti Qendror. Demo Ricua, një patriot
i shquar, nuk e duron dot këtë gjendje
dhe kërkon të bëjë dasmën e të birit. Kjo
situatë ndërlikohet, sepse mitet është
vështirë t‘i rrëzosh. Të bëje dasmë në
këto kushte ishte një lloj herezie e paimagjinueshme!…
Nuk kanë fund gjetjet përplot
mençuri dhe humor: le të kujtojmë vajtojcat
që urdhërohen të ngrenë këngë
vaji për vdekjen e Enverit, pa u njoftuar
publikisht se ai ka vdekur dhe ato, të terrorizuara,
padisin sekretarin e parë në
Degën e Punëve të Brendshme, pastaj
padisin vetë kryetarin e degës që s‘merr
masa, pastaj paralajmërojnë komplotin
e madh borgjezo-revizionist lart në
qeveri.
Të gjitha këto që përmendëm më lart
nuk do të tingëllonin bindëse artistikisht,
në qoftë se ai sy i pjekur e hokatar i Pëllumb
Kullës, po edhe ai syri lojcak dhe i
mirëz i atij njeriut të thjeshtë, do të bënte
politikë, do t‘i shikonte gjërat bardhë e
zi, do ta rrëmbente mllefi dhe urrejtja,
përkundrazi duket sikur gjithçka ndodh
para syve tanë dhe s‘ka autor, ai, i sakrifikuari
i parë dhe i fundit, autori, zhduket
si me magji dhe ti, si lexues, ndjehesh
zot. Historia të takon ty. Është jotja.
Mos shiko as para, as prapa dhe as
anash! Shkrimtari nuk do të shfaqet,
sepse s‘ka autor. Ja besa, ajo besa e famshme
e dhënë atëherë dhe që vazhdon
të mbahet edhe sot. Do të vërshojnë email-
et dhe telefonatat në adresë të
Pëllumb Kullës: ah, ç‘na kënaqe, me
këtë vdekjen e Enver Hoxhës që s‘ka
vdekur!
Dua t‘i mbyll këtu shënimet e mia, po
nuk më lë ai imazhi profetik i hebrenjve
që ndanin fletushka për të mos harruar
Holokaustin, atje në kryqëzim të Broduejt
me Çember Stritin në Manhatan. Ndoshta
ky roman do t‘i shërbejë këtij qëllimi.