E Diel, 1 Nëntor 2026

Ekonomistet paralajmerojne sfida te veshtira per administraten e ardhshme

Nje grup ekonomistesh te njohur te mbledhur nga organizata joqeveritare Carnegie Endowment for International Peace thone se cilido kandidat qe mund te fitoje zgjedhjet e vitit 2012 do ta kete te veshtire detyren e tij. Edhe nese presidenti Obama fiton nje mandat te dyte edhe nese amerikanet vendosin se ndryshimi eshte i domosdoshem- ekonomistet thone se administrat e ardhshme do te perballet me nje mal veshtiresish mes te cilave perfshihen papunesia e larte dhe e vazhdueshme borxhi kombetar dhe paaftesia e udheheqesve politike per te rene dakort per shume ceshtje.

Gjate qeverisjes se administrates sime Amerika po prodhon me shume nafte sot se asnjehere gjate 8 viteve te shkuara deklaroi kohet e fundit presidenti Obama.

Qe kur Obama eshte bere president cmimi i karburanteve eshte dyfishuar thekson zoti Romney.

Ndonese politikanet e Amerikes debatojne se cili ka nje politike energjitike me te mire shumica e ekonomisteve thone se pak prej tyre mund te ulin ne nje periudhe afatshkurter cmimin e karburanteve.

E njejta logjike perdoret edhe per ceshtjen e kapercimit te  borxhit ne Europe- si dhe  per pakesimin e  prodhimeve kineze.

Nje grup specialistesh te ekonomise thone se ka disa probleme te brendshme qe kerkojne vemendje te menjehershme.

Tregu i shtepive mbetet i dobet.... Pabarazia e te ardhurave ne Shtete e Bashkuara eshte mes me te lartave ne bote.... Pavaresisht nje permiresimi te lehte ne sektorin e punesimit ekonomisti i tregut te punes Ron Blackwell thote se afersisht nje ne 5 amerikane jane ose te papune ose te punesuar me kohe te paket.

Pavaresisht se cdo te thote kjo nga pikpamja ekonomike ky realitet tregon paqendrueshmeri sociale dhe politike.

I paqendrueshem eshte edhe borxhi i vendit i cili tani eshte ne shifren e 15 trilion dollareve. Ketu shtohet edhe fakti qe miliona taksapaguese amerikane- te lindur  mes viteve 1946- 1964- kane mberritur moshen e pensionit.

Ekonomisti Laurence Kotlikof shpjegon

Per 15 vite shuma qe duhet te paguhet per cdo pensionit eshte 40 mije dollare. Shumezoje me 7-8 milione - cka do te thote 3 milion dollare ne vit qe duhet te paguhen per pensionin kujdesin shendetesor dhe perfitimet shendetesore per pensionistet.

Nje skenar i tille do te sjelle falimentimin e vendit nese udheheqesit nuk bejne dicka per te thote Koilokoff.

Por qe te arrihet marreveshja eshte e veshtire.

Me shumicen e zgjedhur qe financohet nga nje perqind e amerikaneve ish sekretari i tregetise Robert Shapitro thote se nje grusht te pasurish do te diktojne se cilet do te marrin ate qe thuhet ne Kongres.

Ajo qe po behet eshte acarimi i polarizimit i cili eshte zhvilluar 15 vite e fundit dhe ky polarizim eshte vecanerisht i rrezikshem sepse eshte nje polarizim qe perkon me thuajse ndarjen e vendit.

Ndonese pjesmarresit ne takim kembengulin se mekembja e ngadalte ekonomike e Shteteve te Bashkuara mbeteet mes me dinamikeve dhe elastikeve ne bote zoti Shapiro thote se klima e polarizimit te sotem mund te shpjere ne paralizimin e politikes per ceshtjet me kyce te diteve tona.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›