E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ekonomitë amerikane dhe evropiane bien ndjeshëm

Tregjet fi nanciare evropiane dhe amerikane kanë
pësuar rënie gjatë ditës së djeshme, pasi të dhënat
e fundit treguan për një zhytje edhe më të thellë të
ekonomisë amerikane në recesion. Madje, sipas këtyre
të dhënave, rënia ka qenë më e madhe dhe më
e shpejtë gjatë tremujorit të fundit, në krahasim me
muajt e mëparshëm. Bankat vazhdojnë që të mos kenë
besimin e duhur për të fi lluar sërish dhënien e kredive.
Në Shtetet e Bashkuara, Wall Street ishte në situatë jo
të mirë pas lajmit të fundit në lidhje me marrjen e një
pjese të Citigroup nga qeveria. Sipas ekspertëve, ekonomia
amerikane edhe gjatë këtij viti nuk do të njohë
përmirësim. Në Evropë kanë rëndë ndjeshëm aksionet
e disa kompanive farmaceutike, ndërsa në Azi fundi i
javës fi nanciare ka qenë më i ndryshëm, duke qenë se
ka pasur tek-tuk edhe ngritje dhe optimizëm në disa
degë të ekonomisë, si ajo e shërbimeve.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›