SHBA, kritika BE-së: Abuzoni me të drejtat njerëzore
Diskriminimi etnik në tregun
belg të punës, ekstremizmi
neonazist në Austri dhe abuzimet
ndaj romëve në 9 vende të
ndryshme të Bashkimit Evropian
janë disa nga përfundimet
në të cilat ka dalë një raport i
qeverisë amerikane në lidhje
me të drejtat e njeriut. Raporti
i publikuar dy ditë më parë nga
Departamenti i Shtetit për secilin
vend të botës, bën të ditur
se qeveria belge "në përgjithësi i
respekton të drejtat e qytetarëve
të saj, por ka probleme me mbipopullimin
e burgjeve, zgjatjen
e afatit të paraburgimit, si dhe
diskriminimin etnik në tregun
e punës. Ky lloj diskriminimi
bëhej kryesisht ndaj myslimanëve,
të cilët përbëjnë rreth
450 mijë vetë. Ndërsa në Austri
janë shënuar shumë incidente
neonaziste, si dhe shprehje
të ekstremizmit e ksenofobisë
në adresë të të huajve dhe
gjithë komuniteteve e etnive
jovendase. Megjithatë, në raport
thuhet se situata e romëve
në Austri ishte përmirësuar
ndjeshëm vitet e fundit dhe kjo
duket në programet e qeverisë,
të ndërmarra për strehimin dhe
integrimin e romëve në shoqëri.
Por kjo situatë nuk paraqitet
kështu në 9 vende të tjera të
Bashkimit Evropian si: Italia,
Hungaria, Republika Çeke, Finlanda,
Greqia, Sllovakia, Sllovenia,
Rumania dhe Bullgaria,
ku diskriminimi ndaj romëve
ka marrë përmasat e akteve të
dhunës. Të hënën, një rom dhe
i biri u goditën për vdekje në
një fshat në Hungari, ndërsa po
ktheheshin në shtëpinë e tyre,
e cila gjithashtu ishte ndezur
flakë. Shumë shqetësues është
edhe rasti i Italisë dhe ngritjes
së kampeve të posaçme për
romët, apo shndërrimi i tyre në
objektiv të dhunës së grupimeve
të ndryshme.
belg të punës, ekstremizmi
neonazist në Austri dhe abuzimet
ndaj romëve në 9 vende të
ndryshme të Bashkimit Evropian
janë disa nga përfundimet
në të cilat ka dalë një raport i
qeverisë amerikane në lidhje
me të drejtat e njeriut. Raporti
i publikuar dy ditë më parë nga
Departamenti i Shtetit për secilin
vend të botës, bën të ditur
se qeveria belge "në përgjithësi i
respekton të drejtat e qytetarëve
të saj, por ka probleme me mbipopullimin
e burgjeve, zgjatjen
e afatit të paraburgimit, si dhe
diskriminimin etnik në tregun
e punës. Ky lloj diskriminimi
bëhej kryesisht ndaj myslimanëve,
të cilët përbëjnë rreth
450 mijë vetë. Ndërsa në Austri
janë shënuar shumë incidente
neonaziste, si dhe shprehje
të ekstremizmit e ksenofobisë
në adresë të të huajve dhe
gjithë komuniteteve e etnive
jovendase. Megjithatë, në raport
thuhet se situata e romëve
në Austri ishte përmirësuar
ndjeshëm vitet e fundit dhe kjo
duket në programet e qeverisë,
të ndërmarra për strehimin dhe
integrimin e romëve në shoqëri.
Por kjo situatë nuk paraqitet
kështu në 9 vende të tjera të
Bashkimit Evropian si: Italia,
Hungaria, Republika Çeke, Finlanda,
Greqia, Sllovakia, Sllovenia,
Rumania dhe Bullgaria,
ku diskriminimi ndaj romëve
ka marrë përmasat e akteve të
dhunës. Të hënën, një rom dhe
i biri u goditën për vdekje në
një fshat në Hungari, ndërsa po
ktheheshin në shtëpinë e tyre,
e cila gjithashtu ishte ndezur
flakë. Shumë shqetësues është
edhe rasti i Italisë dhe ngritjes
së kampeve të posaçme për
romët, apo shndërrimi i tyre në
objektiv të dhunës së grupimeve
të ndryshme.