E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Plazhi i Kunes ”pushtohet” nga rulotë, turistët tërhiqen nga shërbimi, pastërtia dhe mikëpritja

Plazhi i Kunës në Lezhë po merr gjithnjë e më shumë vemendjen e turistëve të huaj. 

Ndërthurja e natyrës me detin dhe lagunën e kanë bërë Kunen mjaft tërheqese, për turistet të cilët vinë nga vende të ndryshme të Evropës, por edhe më gjere.

Të shumtë janë ata që kanë zgjedhur të eksplorojnë Shqipërinë me kampera. 

“Jam nga Gjermania dhe bashkë me të dashuren time, kemi 5 muaj që shetisim gjithë evropen.E kemi gjetur këtë vend në rrjetet sociale dhe provuam të vimë. Kemi disa ditë këtu dhe po na pëlqen shumë, pasi dhe njerezit janë shumë mikërpitës” thotë një vizitor.

“Unë jam nga Berlini. Kemi bërë goxha rrugë, por në fund ja vlen gjithë ai mund që bën.Natyra, plazhi dhe laguna këtu janë një mrekulli, e mbi të gjithë dhe çmimet janë të lira” një tjetër turist gjerman.

“Jam nga Zvicra dhe e kam gjetur këtë vend nga një web site. Na pëlqen dhe vendosëm të vimë. Këtu është një perle që ja vlen të bësh pushime. Do qëndrojmë disa ditë dhe do ju sugjeroj dhe miqve të mi që të bëjnë pushime këtu. Këtu gjithçka është prefekt. Do ju sugjeroja çdo kujt që të vijë këtu, të kaloj disa ditë sepse ndihesh si në shtëpinë tënde” sugjeron një turist zviceran.

Interesi i të huajve për bregdetin e Kunës ka ardhur gjithnjë në rritje, duke nxitur operatoret turistik që të rrisin gamen e shërbimeve.

Zona e Kunës është një perle e bregdetit të Adriatikut që po njeh gjithnjë e më shumë zhvillim, falë investimeve dhe shërbimeve të privatit dhe pushtetit vendor.

Gazetar Norel Zaimi

/ rtsh /

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›