E Diel, 1 Nëntor 2026

Eksatradohet nga Zvicra një person në kërkim

Një person i shpallur në kërkim nga drejtësia shqiptare për largim nga burgu,  është ekstraduar një ditë më parë nga Zvicra. Drejtoria e Përgjithshme e Policisë  Shtetit njoftoi sot se, Zyra Qëndrore e Interpol Tiranës realizoi ekstradimin nga Gjeneva, Zvicër drejt vendit tonë,  e shtetasit  Dashamir Banushi, 31 vjeç nga Elbasani. Bëhet e ditur se, ky shtetas ishte shpallur në kërkim pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Kavajë, me një vendim të vitit 2006, kishte dhënë ndaj tij masën e sigurisë "arrest me burg" për veprën penale të "largimit nga vëndi i vuajtjes së dënimit". Sipas njoftimit zyrtar të Policisë,  31 vjeçari,  pasi kishte marrë leje nga burgu për të kaluar fundjavën në shtëpi te prindërit e tij,  ka realizuar arratisjen e tij  duke mos u kthyer më në burgun e Rrogozhinës, ku ishte izoluar nën akuzën për trafiqe ilegale.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›