Ekskluzive/ Fati i paqartë i rezolutave për Kosovën

Agjencia e Lajmeve NOA mëson prapaskenat e lobimit të fortë nga të gjitha anët
Tiranë, 27 korrik, NOA Një betejë e fortë është duke u zhvilluar rreth rezolutave për Kosovën dhe për lobim të fortë nga të gjitha anët pas vendimit të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë mbi shpalljen si të ligjshme të pavarësisë së saj, pa rënë ndesh me ligjet ndërkombëtare.
Një fakt të tillë e konfirmojnë burime të besueshme të agjencisë së Lajmeve NOA, të cilat tregojnë sesi nga njëra anë, Serbia loboi fort përpara marrjes së vendimit nga GJND-ja që të kalonte një rezolutë gjoja të moderuar për të fituar shumicën në Asamblenë e Përgjithshme të Organizatës së Kombeve të Bashkuara dhe nuk pranonte kërkesat e përfaqësuesve të Bashkimit Evropian për tu tërhequr.
Ndërkohë, që sipas shtypit serb, Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Shqipëria, ishin përgatitur për të dalë edhe ata me një rezolutë paralele për të mbështetur Kosovën, me qëllim që përpjekjet serbe të dështonin.
Por sot, gazeta BLIC në Beograd, një grup mediatik ky afër qeverisë serbe, duke folur për dështimin e Serbisë në GJND, vë në dukje se çdo përpjekje e saj pranë Asamblesë së OKB-së do të dështonte përsëri, për shkak se nuk ka shumë shanse që Asambleja të prononcohet kundër vendimit të GJND-së.
Më tej, gazeta BLIC shprehet se Beogradi dëshiron që negociatat të shtyhen deri në momentin e debatit në Asamblenë e Përgjithshme të OKB dhe që Bashkimi Evropian të mos insistojë për të kundërtën.
Mësohet gjithashtu nga burime konfidenciale, se gjatë gjithë kësaj kohe manovrash diplomatike në prapaskenë, misionet shqiptare, amerikane dhe britanike në Organizatën e Kombeve të Bashkuara kanë qenë në koordinim të ngushtë dhe të vazhdueshëm me njëri-tjetrin për këtë qëllim.
Sikundër, bëhet me dije se edhe vizitat e fundit të ministrit të Jashtëm shqiptar, Ilir Meta në Kazakistan dhe Afganistan përpara vendimit të GJND-së, kanë synuar për të bindur një nga vendet e fuqishme të Konferencës Islamike, i cili ende nuk e ka njohur Kosovën, që të ishte vend sponsor i një rezolute e cila do të mbështetej nga SHBA, Shqipëria, Britania dhe vendet e tjera nga lista e 69 shteteve që e kanë njohur Kosovën.
Pikërisht, këto të fundit do të luanin rolin e bashkë-sponsorit.
Qëllimi final i lëvizjes së fundit do të ishte që të fitohej mbështetja e rreth 40 vendeve të Konferencës Islamike që se kanë njohur ende Kosovën, gjë që do të përmbyste raportet.
Ndërkohë, po të njëjtat burime, thonë se vetëm një javë para vendimit të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë, ambasadori shqiptar i OKB-së në Nju Jork, Ferit Hoxha, është vënë re në korridoret e Tiranës zyrtare, ku bëhet fjalë se ka zhvilluar konsultime diskrete për këtë çështje.
n.e/NOA
topsyWidgetPreload({ "url":"http://www.noa.al/index.php/politike/87-politike/27644-agjencia-e-lajmeve-noa-meson-rreth-prapaskenave-te-lobimit-te-forte-nga-te-gjitha-anet","title":"Ekskluzive/ Fati i paqartë i rezolutave për Kosovën","theme": "blue", "nick":"agjencia_noa" }); var _JOOMLACOMMENT_MSG_DELETE = "Are you sure you want to delete this comment?"; var _JOOMLACOMMENT_MSG_DELETEALL = "Are you sure you want to delete all comments?"; var _JOOMLACOMMENT_WRITECOMMENT = "Shkruaj nje koment"; var _JOOMLACOMMENT_SENDFORM = "Posto"; var _JOOMLACOMMENT_EDITCOMMENT = "Edit comment"; var _JOOMLACOMMENT_EDIT = "Edit"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE = "Ju lutemi shkruani ne hapesiren e komentit"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_CAPTCHA = "Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_CAPTCHA_FAILED = "Kodi anti-spam u shkrua gabim. Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_EMAIL = "To be notified, please enter your email"; var _JOOMLACOMMENT_ANONYMOUS = "Anonymous"; var _JOOMLACOMMENT_BEFORE_APPROVAL = "Your comment has been queued for moderation by site administrators and will be published after approval."; var _JOOMLACOMMENT_REQUEST_ERROR = "Request failed"; var _JOOMLACOMMENT_MSG_NEEDREFRESH = ""; jQuery.noConflict(); Komente Shto komentin tend jQuery(document).ready(function(){ jQuery("a.JOSCJQstretchertoogleFORM").click( function(){ jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideToggle(500); return false; } ); }); Shkruaj nje koment Emri: Email: (jo i detyruar) Titulli: Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh function JOSC_afterAjaxResponse(action) { switch(action) { case 'show': case 'response_reply': case 'response_edit': case 'response_quote': jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideDown(); return 0; break; case 'hide': case 'response_editpost': case 'response_posted': case 'response_approval': jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideUp("fast"); return 0; break; default: return 0; } } if (window.document.URL.indexOf("#CommentForm") Ay - hi |27/07/2010 19:54:46 Interesante Komentoje 0 0 var JOSC_postCSS=2; Powered by !JoomlaComment 4.0alpha 3.25 Copyright (C) 2007 Alain Georgette / Copyright (C) 2006 Frantisek Hliva. All rights reserved." var JOSC_ajaxEnabled=1;if (!JOSC_http) JOSC_ajaxEnabled=false;var JOSC_sortDownward='1';var JOSC_captchaEnabled=true;var JOSC_template='http://www.noa.al//components/com_comment/joscomment/templates/JQdefault-emotop';var JOSC_liveSite='http://www.noa.al//components/com_comment/joscomment';var JOSC_ConfigLiveSite='http://www.noa.al/';var JOSC_linkToContent='http://www.noa.al/index.php/politike/87-politike/27644-agjencia-e-lajmeve-noa-meson-rreth-prapaskenave-te-lobimit-te-forte-nga-te-gjitha-anet';var JOSC_autopublish='1';