'> Rama: PD, skenar për SHISH
Sqarimi qe kryetarja e Parlamentit Topalli dha vetëm ne mbyllje te seancës për shtyrjen ne shtator te projekt-amendamenteve për ligjin e SHISH dhe projektligjeve te tjera, qe nuk u miratuan te enjten e shkuar, sipas kryetarit te opozitës Edi Rama, është vetëm një inskenim i saj dhe kryeministrit Berisha. Mospublikimi i axhendes dhe fillimi i seancës dy ore me vonese sipas Rames konfirmon pikërisht orvatjen e demokrateve për te votuar projektligjin për shërbimin sekret ne këtë sesion. Rama tha se vendosmëria e deridjeshme për te votuar draftin qe, sipas tij, do vinte SHISH nen kontrollin e Berishës, dështoi pasi kryeministri nuk kontrollon me dot as qeverinë. Pjese e këtij skenari sipas Rames ishte dhe mohimi i te drejtës se opozitës për te diskutuar çdo nen te buxhetit te shkurtuar te shtetit.