Ekskluzive RTSH 24/ Intervistë me kryetarin e Asamblesë së Madhe Kombëtare turke, Mustafa Shentop

Së fundmi Shqipëria dhe Turqia kanë nënshkruar dokumentin për ngritjen e këshllit strategjik dypalësh si një dëshmi e materializimit të një partneriteti historik mes tyre. Çfarë impakti pritet të këtë ky mekanizëm në forcimin e marrëdhënieve dypalëshë? Kur do të zhvillohet takimi i radhës ndërmjet dy qeverive?
Marredheniet turko – shqiptare kane qene marredhenie strategjike. Gjate vizites se Kryeministrit te Shqiperise zotit Edi Rama me 6 – 7 janar ne Turqi, se bashku me Presidentin Rexhep Tayyip Erdoğan u nenshkrua marreveshja e bashkepunimit strategjik mes dy vendeve tona. Kjo marreveshje e re pasqyron me se miri nivelin e marredhenieve mes dy vendeve. Padyshim qe keto lloj marreveshjesh krijojne mundesi per takime me te shumta, per takime me pjesemarrje te autoriteteve te nivelit te larte. Por nuk mund te themi se pas kesaj marreveshje kemi diçka krejt te re pasi nese shohim marredheniet midis dy vendeve tona ecuria e tyre eshte e shkelqyer. Megjithate nepermjet kesaj marreveshjeje ne kemi zyrtarizuar marredheniet dypaleshe duke i ngritur ato ne nivelin e partneritetit strategjik. Jam i bindur se kjo marreveshje do t’i jape shtyse dhe do te kontribuoje ne marredheniet tona dypaleshe ne te gjitha fushat e bashkepunimit ekonomik dhe politik, pra do ti jape drejtim te ri bashkepunimit dypalesh.
Gjatë viteve të fundit Turqia ka ndihmuar shume në rritjen e kapaciteteve ushtarake të Forcave të Armatosura shqiptare. Por ende shihet ende një nivel i ulët i kompanive apo produkteve të industrisë turke moderne të mbrojtjes në ushtrinë tonë. A parashikon Turqia hedhjen e një hapi cilësor dhe me sasijor në asistencën ndaj ushtrisë shqiptare per ta cuar kete ne stadin e marredhenieve shume te mira historike mes vendeve?
Padyshim qe ne kuader te marreveshjes se bashkepunimit strategjik pritet qe te zhvillohen nje sere bisedimesh jo vetem ne fushen ekonomike por edhe politike, bisedime per bashkepunimin ne fushen e industrise ushtarake, ndoshta edhe per kooperim per prodhimin e produkteve te industrise ushtarake. Ne kuader te ketij procesi do te zhvillohen nje sere takimesh. Turqia mbeshtet fushen e sigurise ne Shqiperi, Forcat e Rendit dhe Forcat e Armatosura, se pari ne aspektin e arsimimit te tyre. Mendoj se ne kuader te ketij procesi ministrite e mbrojtjes te dy vendeve do te zhvillojne serish takime per te vleresuar keto marredhenie. Sigurisht qe ne kete aspekt une nuk zoteroj detaje dhe nuk mund te flas gjera konkrete, por mund te shprehem se Turqia vitet e fundit ka avancuar shume ne fushen e industrise ushtarake. Kjo ka ardhur edhe si rezultat i embargos qe i eshte vendosur Turqise. Per shembull me perpara Turqia merrte pajisje ajrore pa ekuipazh nga SHBA dhe Izraeli. Keto pajisje perdoreshin ne luften kunder terrorizmit per te mbledhur informacion. Por doli qe informacionet qe mblidhnim ne ane te ketyre pajisjeve ishin jo te sakta dhe nuk jepnin kontributin e duhur ne luften e Turqise kunder terrorizmit. Per fat te keq vendet qe ne i mendonim si aleate, dolen pas organizatave terroriste qe benin lufte me Turqine. Gjate nje kohe te caktuar sigurisht qe ne patem veshtiresi dhe vendosem qe te prodhojme vete pajisje ajrore pa ekuipazh. Keto pajisje i prodhuam me kapacitetin e mbajtjes ne to edhe te armeve. Pra keto u shnderruan ne pajisje ajrore me armatim. Jane perdorur metoda shume specifike per perdorimin e tyre. Pavaresisht kufizimeve, ndalimeve dhe embargove te vendosura Turqise, Turqia arriti te kete kapacitetin e prodhimit te pajisjeve ajrore me armatim por pa njerez. Kete e kemi pare kohet e fundit ne perplasjet ne rajonin e Karabagut ne Azerbajxhan. Keshtu Azerbajxhani duke blere pajisje ajrore me armatim nga Turqia, prodhim i industrise sone ushtarake arriti me sukses te zhvilloje luften kunder forcave pushtuese te Armenise. Me keto pajisje te prodhimit ushtarak Turqia ka ndryshuar paradigmen e kesaj lufte. Ne kete kontekst shume vende europiane e ndjekin me interes kete aspekt te Turqise. Turqia ka arritur suksese teper te medha ne fushen e industrise ushtarake dhe padyshim qe kete do ta ndaje edhe me vendet mike. Keto jane aspekte qe do te diskutohen mes perfaqesuesve teknike te mbrojtjes.
Pas tërmetit të vitit 2019 Turqia është zotuar që të ndihmoj Shqipërinë për rindërtimin, nga ana tjetër vizita e fundit e KM Rama në Ankara u pasua me disa angazhime shumë bujare të palës turke. Cfare do te thote kjo per Turqine ne raport me Shqiperine, duke pare edhe miqesine strategjike e marredheniet mes te dy vendeve?
Se pari dua t’ju them se Turqia eshte vendi me bujar i botes. Ne 2018-en dhe vitet perpara 2018-es, Turqia ishte vendi qe ofronte nivelin me te larte te ndihmave humanitare ne raport me te ardhurat e saj kombetare. Nga viti 2019 e ketej Turqia eshte vendi i pare ne bote persa i takon sasise se ndihmes humanitare qe ofron. Turqia nuk eshte vendi me i pasur i botes, por eshte vendi me bujar i botes. Kete e kemi konstatuar edhe ne periudhen me te fundit me koronavirusin. Disa vende, vende perendimore pershembull SHBA-ja nderhyri tek maskat qe ishin paguar nga Franca per Azine juglindore. Keshtu vendet perendimore arriten qe te nderhynin edhe ne mallrat e blera dhe te paguara nga njera tjetra. Turqia u dha ndihme shendetesore 156 vendeve te botes. Ne nuk jemi njerez qe mendojme vetem per veten tone, Turqia nuk eshte vend dhe shtet qe mendon vetem per vete, por vend qe mendon edhe per nevojat e vendeve te tjera qe kane nevoje ne kete periudhe teper te veshtire. Turqia eshte vendi qe mban mbi 4 milione refugjate. Ky eshte nje numer shume me i madh se vete popullsia e shume vendeve te botes. Nje pjese e mire e ketyre refugjateve jane me origjine nga Siria. Turqia ka bere shpenzime te rendesishme ekonomike ne kete drejtim. Numri me i madh i refugjateve ne bote gjendet ne Turqi. Prandaj Turqia eshte shume me e ndjeshme per vendet mike te saj. Edhe pas termetit te 29 nentorit ne Shqiperi mberriten te parat ekipet e ndihmes nga Turqia. Ato nderhyn ne menyre urgjente me ekipet e kerkim shpetimit. Turqia po nderton per familjet e prekura nga termeti ne Shqiperi. Presidenti Rexhep Tayyip Erdoğan e kishte thene kete, kishte urdheruar TOKİ- n dhe pas pergatitjeve te bera ne dhjetor te vitit te kaluar u hodhen themelet per ndertimin e 522 banesave. Shpresojme qe ne gusht te 2021-it çelesat e ketyre banesave tu dorezohen te prekurve nga termeti. Edhe gjate periudhes se pandemise Turqia ka sjelle ne Shqiperi ndihme shendetesore. Ky eshte nje kontribut shpirteror dhe material ne kete periudhe te perballjes me kete pandemi. Se fundmi Turqia do te ndertoje nje spital me 150 shtreter ne Shqiperi brenda nje kohe te shkurter tre mujore. Ne deshirojme qe vendet tona mike te kene mireqenie, te forcohen nga ana ekonomike dhe sinqerisht ne ndjejme kenaqesi nga kjo. Ne gezohemi njelloj nga suksesi si te ishte suksesi yne. Ne nuk jemi si vende te tjera qe mendojne se te tjeret duhet te bejne si u thone ato, por vend qe krijojme marredhenie si vende sovrane dhe te barabarta. Ne gezohemi me arritjet, hidherohemi me fatekeqesite e vendeve mike dhe vellezer. Ne kemi marredhenie historike, kulturore me Shqiperine. Ne Turqi jetojne rreth 5 milione shtetas me origjine shqiptare. Ky eshte nje numer i perafert me numrin e shqipetareve qe jetojne ne Ballkan. Ne kete aspekt Turqia eshte gjithmone prane Shqiperise dhe marredheniet tona jane miqesore dhe vellazerore.
Parlamenti grek ka votuar ligjin për zgjerimin e detit territorial të Greqisë në Detin Jon duke ndryshuar regjimin e ujrave territoriale nga 6-12 milje në një nga detet e Greqisë dhe jo tërësor pra edhe regjimin në Egje. Si e shikoni ju këtë veprim të Greqisë dhe si e shikon Ankaraja përpjekiet greko-shqiptare për delimitimimin detar?Turqia dhe Greqia janë të angazhuara në një mekanizëm diplomatik eksplorator që në vitin 2003 për gjetjen e zgjidhjeve për Egjeun dhe Mesdheun Lindor.Deri më tani janë zhvilluar rreth 61 takime por pa zgjidhje konkrete, a mendon Turqia se në këtë përplasje për regjimin detar në Egje ajo po humbet partnerët e saj në NATO, SHBA, Francë, Britani duke e zhvendosur Turqinë gjithnjë në krahë të Rusisë?
Sigurisht qe deti Jon eshte det tjeter, deti me ishuj eshte tjeter. Nuk ka rregulla te perbashketa, te vetme per te gjitha detet ne bote. Aspektet ligjore percaktohen ne varesi te natyres se tyre, percaktohen kufijte, marreveshjet behen mbi baze te ketyre veçorive. Persa i takon detit me ishuj problemi nuk eshte deti, por copat e tokes brenda detit. Prandaj behet fjale per pranimin e nje aspekti juridik duke pare veçorite e detit me ishuj. Prandaj eshte e pamundur te mendojme qe rregullat juridike qe zbatohen per detin Jon te jene te pershtatshme edhe per detin me ishuj. Kete e them bazuar ne te drejten nderkombetare. Une jam profesor i jurisprudences. Pershembull hapesira detare mes Frances dhe Anglise per shkak te ishujve jane bere marreveshje mes vendeve per percaktimin e kufijve detare. Dhe ketu jane perdorur rregulla te ndryshme. E njejta gje vlen edhe per detin me ishuj. Turqia ka vendosur kufijte e vet Egjeun lindor dhe detin me ishuj, Turqia ka thene se 12 miljet jane nje casus beli. Edhe ne detin e mesdheut lindor dhe ne detet e tjera Turqia ka bere te ditur se nuk synon te marre, te vjedhe ujerat teritoriale qe u perkasin te tjereve .Turqia eshte vendi qe respekton rregullat nderkombetare dhe respekton te drejtat e vendeve te tjera ne baze te te drejtes nderkombetare. Por Turqia nuk eshte vend qe do te heqe dore nga te drejtat juridike bazuar ne rregullat nderkombetare sepse disa vende bertasin. Ky eshte parimi i Turqise. Sipas te drejtes nderkombetare ne duam te drejtat tona me çdo kusht dhe me çdo çmim. Dhe kete ne e mbrojme deri ne fund. Ne nuk i kemi syte tek te drejtat e te tjereve. Prandaj te gjithe duhet ta dijne kete. Pershembull dihet qe ne Mesdheun Lindor nuk eshte Fransa, Anglia, İtalia dhe as Greqia. Aty eshte Turqia e cila ka edhe vijen me te gjate kufitare ketu. Prandaj nese mendohet se Turqia do te burgoset vetem me vijen e bregdetit dhe plazheve kjo eshte kunder te drejtes nderkombetare. Ne i kemi te gjitha kapacitetet ekonomike dhe ushtarake per te mos lejuar shkeljen e kesaj te drejte. Por ne besojme se keto çeshtje mund te zgjidhen me negociata duke u bazuar ne te drejten nderkombetare, me drejtesi dhe e kemi treguar kete. Bisedimet vazhdojne. Turqia eshte anetare e NATOs qe ne krijimin e saj dhe jep kontribut te madh ekonomik per Aleancen. Turqia eshte fuqia e dyte ushtarake e NATO s. Turqia merr pjese ne misionet e NATOs ne shume vende te botes, ne shume detyra nderkombetare te nderrmara nga NATO. Turqia eshte nje vend mbrojtes ne NATO. Askush nuk mund te ngrihet e te thote qe nuk e duam Turqine ne NATO. Turqia eshte nje nder vendet me te rendesishme te NATO-s. Nuk ka asgje qe ka ndryshuar ne politikat e Turqise. Disa vende europiane kane nje perqasje te tille qe ne marrim vendimet dhe ju / Turqia / bashke me vende te tjera jashte NATO-s duhet ti zbatoni ato. Pra ekziston nje perqasje e tille. Turqia nuk e lejon kete gje. Te gjithe vendet e botes kane te drejtat e tyre, pergjegjesite e tyre dhe detyrat e tyre. Turqia nuk pranon nje bote ku disa vende do te kene te drejta dhe disa vende te tjera do te kene vetem detyra. Nuk ekziston nje bote e tille. Turqia ne drejtimin e Presidentit Erdoğan ka 20 vite qe nuk e pranon kete qasje. Ne jemi vend sovran dhe kemi te drejta te barabarta me te gjithe vendet e tjera. Turqia nuk e pranon nje qasje ndryshe nga kjo. Pra ne presim qe edhe vendet e tjera sidomos aleatet tane te tregojne respekt per kete. Turqia nuk ka ndonje ndryshim te politikes ose boshtit se saj. Si nje vend i pavarur dhe sovran vijon marredheniet nderkombetare mbi bazen e vendimeve te veta dhe keshtu do te vijoje. Ne nuk i kemi syte ne token, detin dhe ujin, kufijte e vendeve te tjera. Dhe nuk e lejojme qe te tjeret ti kne syte ne token, detin, ujin dhe kufijte tane. Ne u japim pergjigjen e duhur ne çdo kohe. Por siç e thashe Turqia eshte nje vend qe do te mund ti zgjidhe me negociata problemet e krijuara. Por ne bote nuk ka rregull te vetem. Ashtu siç e theksova ne shembullin e detit mes Frances me Angline. Çdo vend ka speifikat e veta ne kete drejtim dhe keto zgjidhen me marreveshje.
A është Mustafa Sentop me origjinë shqiptare?
Jo, gjyshi im nga babai ka ardhur ne Turqi nga Maqedonia, atehere pjese e ish Jugoslavise pra ne vitin 1926 eshte vendosur ne Turqi ne rajonin e Tekirdagut. Ndersa gjyshja nga babai vjen nga Veria e Greqise dhe ne 1924 eshte vendosur ne Turqi, ne Tekirdag. Jemi me origjine turke. Jetojme ne shekuj se bashku. Kemi te aferm me origjine shqiptare. Ne Turqi nuk shihet nese je shqiptar, bosnjak apo turk te gjithe jetojme se bashku, jemi vellezer dhe shtetas te Republikes Turke. Ne Turqi nuk ekziston nje ndarje e tille. Dua te theksoj se jam shume i lumtur qe vizitoj Shqiperine. Ketu e ndjejme veten si ne vendin tone. Ketu kemi miqte tane. Shpresoj qe kjo vizite te jete nje kontribut per maredheniet Turko- Shqiptare. Shpresoj qe keshtu do te jetojme edhe ne te ardhmen si vend miq dhe vellezer.
Intervistoi për RTSH 24, Nolian Lole
Përktheu Aida Vishko