Kreu i PD, Basha: Nuk ka bashkëqeverisje me Ramën

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka hedhur poshtë çdo mundësi të një bashkëqeverisjeje me Edi Ramën pas zgjedhjeve të 25 prillit, Këtë deklaratë pretendenti për postin e kryeministrit, Basha e bëri gjatë një interviste televizive.
“Absolutisht e përjashtoj, për arsyen e thjeshtë sepse pas 8 vite dështimesh nuk ke çfarë të presësh apo të kërkosh më nga i njëjti njeri, një njeri që ka pasur të gjitha pushtetet. Askush përveç Enver Hoxhës nuk ka pasur me shumë pushtete sesa Edi Rama dhe ka dështuar, nuk ka mbajtur një premtim të vetëm. Shqipëria nuk mund të ecë përpara pa larguar Edi Ramën. Vetëm largimi i Edi Ramës i hap rrugë ndryshimit me anë të cilit fitojnë shqiptarët dhe fiton Shqipëria”, theksoi Basha për Tv Klan.
Sakaq Basha ka treguar edhe faturën e premtimeve të PD për elektoratin shqiptar që parashikon ulje të taksave, rritjen e konsiderueshme të pagave për mjekët, infermierët, arsimtarët dhe pedagogët, apo dhe rritja e pensioneve.
“Po, patjetër që po dhe është në shifrat nga 400 deri në 500 milionë euro në vit. Po ki parasysh të lutem raportin e Kontrollit të Lartë të Shtetit i cili flet për 1.2 miliardë euro çdo vit të shpërdoruara nga kjo qeveri. Ndërkohë që plani ynë ekonomik i përshkallëzuar në vite ka një faturë nga 400 deri në 500 milionë euro në vit. Gjithçka është e llogaritur. ǒështë më e rëndësishmja të kuptohet është nuk bëhet fjalë për premtime asnjëri prej angazhimeve që kemi ndërmarrë nuk është një premtim ndaj shqiptarëve po është produkt i një plani të mirë menduar dhe siç ua thashë të kostuar dhe njëherë kosto vërtitet midis 400 dhe 500 milionë euro në vit. Përshkallëzohet nga viti në vit sepse disa shpenzime rriten nga viti në vit por vit për vit nga viti 2014 deri më sot vetëm sipas KLSH qeveria e Edi Ramës ka shpërdoruar dhe ka vjedhur 1.2 miliardë euro.
Prandaj me reformat tona jo vetëm do të mundësohet të paguhet për rritjen e rrogave dhe të pensioneve por do të mundësohet mbi të gjitha angazhimi ynë më i madh që është një Shqipëri me një klimë biznesi që do të mundësoj punësim, 110000 vende të reja pune dhe me fokus të veçantë punësimin e të rinjve për të ndalur plagën më të madhe që ka vendi sot, katastrofën kombëtare do të thoja që është emigracioni i të rinjve”, u shpreh Basha.
Gjithashtu kryedemokrati ka rrëfyer se cili do të jetë fati i muzeut të dhuratave të ngritura nga Rama në selinë e kryeminsitrisë, nëse ai merr në dorë frenat e qeverisë.
“Së pari për momentin kryeministria është kthyer siç e thatë dhe ju në një galeri dhe në një muze ku kryeministri sipas raportimeve të medias kishte 120 ditë që nuk shkonte në punë, 120 ditë që nuk shkonte në punë. Tani ta themi midis nesh jo se ditët që shkonte në punë punonte se e kemi parë 8 vite me rrallë cili ka qenë produkti i Edi Ramës kryeministër, por ju garantoj që kryeministria nuk do të jetë muze personal. me mua kryeministër do të jetë vendi ku shqiptarët të jenë të përfaqësuar dhe ta kenë të hapur derën vendi ku zgjidhen hallet dhe problemet e tyre, do të jetë një vend i aksesueshëm për çdo qytetarë shqiptar dhe vendi ku marrin rrugë dhe zgjidhen problemet dhe hallet e tyre të shumta”, tha kryedemokrati.