Ekskluzive/Thaci Dik Marti nje Gebels antishqiptar

Kryeministri i dorëhequr i Kosovës, Hashim Thaçi i hidhëruar dhe i prekur nga raporti i senatorit zvicran Dik Marti, e cilëson atë një proserb që me trillimet e tij ka dëmtuar imazhin e Kosovës para botës dhe ka penguar njohjet e reja të pavarësisë. Në një intervsitë për televizionin Alsat Thaçi mohon të gjitha akuzat e ngritura nga Marti për të dhe Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës. I ashpër si asnjëherë më parë në reagimin e tij Thaçi thotë se raporti i Martiti është fyerja më e rëndë që i është bërë deri më sot shqiptarëve në Kosovë dhe Shqipëri.
“Ky raport i Dik Martiti, një raport i shpifur, i trilimeve, skandaloz dhe spekulativ ka dëmtuar imazhin e Kosovës, ka dëmtuar procesin e njohjes së pavarësisë, ka dëmtuar shtetin e Kosovës, ka dëmtuar shtetin e Shqipërisë, ka fyer rëndë gjithë kombin shqiptar, më ka fyer edhe mua personalisht. Unë do të vazhdojnë gjithë betejën politike dhe diplomatike dhe legale ndaj këtij raporti ndaj pro serbit dhe racistit të modelit Goebbels, Dik Marti,. Ne kemi pasur sulme të tilla edhe më herët por ky është kulmi i fyerjeve ndaj kombit shqiptar”, tha Hashim Thaçi, Kryeministër në dorëheqje i Kosovës.
Në intervistën e tij kreu i PDK-së vlerëson lartzgjedhjet e 12 dhejtorit, të cilat sipas tij, kanë përmbushur të gjitha standardet ndërkombëtare. Thaçi hedhur poshtë mundësinë e mbajtes së zgjedhjeve të reja në vjeshtën e vitit të ardshëm, sic kërkon rivali i tij kryesor Isa Mustafa, të cilit i thotë se beteja e ardhshme në mes tyre do të jetë për bashkinë e Prishtinës, e jo për nivelin qendror.
“Beteja e ardhshme do të jetë për komunën e Prishtinës dhe unë do ta bëjë Prishtinën evropiane, do ta nxjerr atë nga ky izolim, nga kjo prapambetje. Nga kjo keqqeverisje dhe nga turp qeverisës”, tha ai. Kreu i PDK-së del edhe kundër sekretarit të partisë së tij, Jakup Krasniqi, i cili në një intervistë për Alsat ka thënë se AAK dhe AKR nuk mund ta marrin postin e Presidentit për shkak të numrit të vogël të vendeve në parlament. Thaçi i përgjigjet presidentit në detyrë duke i kujtuar atij se është ai si kryetar partie që vendosë.Thaçi premton se do t’i japë Kosovës një president dhe qeveri kredibile dhe shumë të përgjegjshme ndërsa shprhet i bindur se menjëherë pas rovotimit në tri komuna do të sigurojë votat e mjaftueshme në Kuvend për ta formuar qeverinë e re..
Bul Salihu