Viti i Ri mberrin ne Zelande e Australi

Në kryeqytetin e Zelandës në Okland, fishekzjarret e kuq, të artë dhe të bardhë shpërthyen në qiell mbi gradaçelën e “Sky Tower”, ndërsa me mijëra persona kërcenin dhe këndonin në bulevardin poshtë.
Në qytetin jugor të Kristçërçit, një tërmet me magnitudë 3,3 të shkallës rihter, vetëm dy orë përpara ndërrimit të viteve nuk ndryshoi asgjë në festën e qytetarëve, të cilët të pashqetësuar për lëkundjet mbushën si çdo vit rrugët e qytetit.
Në Australi, spektakli madhështor i fishekzjarreve në urën e Sidneit mahniti një turmë gjigante prej 1,5 milion banorësh, të cilët u dyndën në qendrën e qytetit që orë më parë, së bashku me karrige, batanije, sanduiçe dhe krevatë portativë për të siguruar një vend sa më të mirë për të parë përkuskuqjen e qiellit.
Ndërkohë, shumë qytete të Azisë po përgatiten të festojnë kalimin në 2011-n në dy orët e ardhshme. Tajvani la premtuar se do të ofrojë një shfaqje të mrekullueshme, ashtu si qytetet e Pekinit apo Shangait në Kinë, që do të ndiqen një orë më pas prej Hong Kongut e Singaporit.