E Shtunë, 31 Tetor 2026

Eksodi afrikan mund të vendosë Premierligën

Menaxheri i Manchester Cityt, Roberto Mancini beson se skuadra e tij mund të fitojë Premierligën nëse arrin të kalojë mungesën e disa prej futbollistëve kyçë gjatë Kupës së Afrikës dhe të mbajë pozitën e parë në tabelë.

Mancini ka filluar të mendojë për garën e shteteve afrikane që zhvillohet nga 21 janari deri më 12 shkurt të vitit të kaluar, e që gjatë së cilës City nuk do të mund të llogaritë në vëllezërit Yaya dhe Kolo Toure.

Mesfushori Yaya do të jetë mungesë e konsiderueshme për Cityn dhe Mancini ka bërë të ditur se synon ta mbajë atë në klub deri më 16 janar, gjashtë ditë para se Bregu i Fildishtë të zhvillojë ndeshjen e tij të parë në grup kundër Sudanit.

“Shpresoj nëse është e mundur që ai të mbetet me ne deri për ndeshjen me Wiganin. Wigan është një javë para fillimit të Kupës së Afrikës. Ndërsa, nëse Bregu i Fildishtë arrin në finale, ai dhe Kolo nuk do të kthehen deri më 12 shkurt. Për ne, do të jetë problem. Dhe për këtë arsye, nëse jemi lider edhe pas rikthimit të tyre, mund të fitojmë titullin”, deklaroi Mancini.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›