E Shtunë, 31 Tetor 2026

Eksodi kosovar, në një ekspozitë fotografike

Ndonëse kanë kaluar 10 vjet, eksodi kosovar drejt Shqipërisë në vitin 1999 nuk duket edhe aq i largët. Shumëkush ruan kujtime, ndërsa fotografët i dokumentuan këto ngjarje. Karvani i gjatë që kalonte kufirin, mbërritja, vendosja dhe jeta që bënë në Shqipëri, rikthehet përmes një fotoekspozite të titulluar "Kosova dhe Miqësia Tiranë-Marsejë". E çelur mbrëmë në hollin e Teatrit të Operës, si një bashkëpunim mes Bashkisë së Tiranës dhe ambasadës franceze, kjo ekspozitë e kuruar nga Valter Gjoni, risjell në vëmendje pikërisht ato fate njerëzore. Por qëllimi nuk është vetëm kaq. Aktiviteti përcjell edhe një mesazh ndihme dhe humanizmi, duke iu referuar Marsejës, si të parit qytet që ofroi ndihma për qeverinë shqiptare atëkohë. Është zgjedhur pikërisht "Pranvera e Frankofonisë" për hapjen e kësaj ekspozite, për të vënë në dukje këtë miqësi, e njëkohësisht për të shprehur falënderimet.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›