E Diel, 1 Nëntor 2026

BraunGP, Uilliams dhe Tojota do të jenë në garën e Melburn

Refuzohet ankesa. Protesta e Ferrarit,
Red Bullit e Renaultit kundër
profi lit të pjesës së pasme të BraunGP,
Tojota e Uilliams është hedhur poshtë. Por
skuadrat që kanë prezantuar reklamimin,
kanë bërë sërish apelimin e vendimit.
Në këtë mënyrë, starti i garës së Australisë
dhe Malajzisë mbetet ende peng
i komisioneve. Pas dy garave të para të
sezonit të ri, apelimi do të diskutohet në
Paris dhe skenari do të jetë më i qartë.
Të tri skuadrat kanë kërkuar me ngul
verifi kimet teknike, duke kontestuar në
bazë të artikullit 171, kapitulli 13 të kodit
sportiv ndërkombëtar të pjesëmarrjes
së tri skuadrave në garën e Australisë.
Kolegji i komisarëve ka audituar arsyet e
skuderive të kontestuara: vendimi për të
apeluar është bërë i njohur vetëm pasi
delegati teknik i FIA-s, Çarli Uiting, ishte
shprehur në favor të palës së akuzuar.
Në lidhje me këtë polemikë, Raikonen
preferon të mos shprehet, por kujton se
"kur ka rregulla të reja, disa skuadra i
çojnë deri në limite. Personalisht unë nuk
e di se cila është gjëja e drejtë".

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›