E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ekspedita ne Amfiteatrin e Durresit ben bilancin

Raporti

Ekspedita VII italo-shqiptare e germimeve arkeologjike ne Amfiteatrin Antik te Durresit ka synuar realizimin e sondazheve qe percaktojne raportet kronologjike dhe funksionale te godines se ndertuar mes rrenojave te amfiteatrit ne shekullin XII-XIII dhe te shkaterruar gjate termetit te madh te vitit 1273. Drejtuesit e kesaj ekspedite arkeologu Afrim Hoti dhe prof. Sara Santoro qe kane udhehequr edhe ekspeditat e tjera hodhen drite mbi ecurine e kesaj ekspedite te fundit ne monumentin antik. Gjate germimeve jane gjetur mbi 2000 fragmente te objekteve qeramike dhe metalike te cilat do ti nenshtrohen restaurimit dhe ekzaminimit ne laboratoret e specializuar italiane vecanerisht skoriet e gjetura te cilat mendohet se i perkasin nje furre te prodhimit te qeramikes. Amfiteatri ne forme elipsi eshte zbuluar vetem pjeserisht edhe per shkak te shtepive te vjetra qe ndodhen mbi te. Kryebashkiaku i Durresit thote se se shpejti familjet e vendosura ne keto shtepi do te strehohen ne nje pallat qe do te ndertohet per ta dhe te pastrehet ne menyre qe ti jepet mundesi vazhdimesise se germimeve dhe nxjerrjes ne drite te krejt monumentit qe eshte i vetmi i ketij lloji ne Ballkan. Ekspedita e shtate e germimeve ne amfiteater pjese e projektit pilot te Projektimit dhe realizimit te Parkut Arkeologjik Urban te Durresit nisi me 13 shtator per tu mbyllur me 2 tetor. Pas pese fushatave 6-javore pergjate viteve 2004-2008 ekspedita e ketij viti njesoj si vitin e kaluar ka zgjatur vetem tri jave per shkak te financimit te kufizuar nga ana e Ministrise se Puneve te Jashtme te Italise ndersa kete vit ka pasur nje mbeshtetje financiare nga ana e Institutit shqiptar te Arkeologjise. Drejtuesit e projektit bene te ditur se gjate dy ekspeditave te fundit jane nxjerre ne drite themelet e nje tjeter ndertimi qe daton ne shekullin IX dhe jane vezhguar mure te tjera qe i perkasin nje strukture me karakter banimi dhe prodhimi te ndertuara me nje bazament radhesh prej guri dhe qe i perket shekullit VII-VIII. Zbulimet arkeologjike te koheve te ndryshme dhe analet historike kane deshmuar se Durresi eshte nje qytet qe eshte rritur mbi vetveten. Ai eshte ngritur e ringritur ne te njejtin vend duke sfiduar kohet shkaterrimet dhe katastrofat natyrore. Aktualisht nje ekip arkeologesh dhe studentesh nga Universiteti Chieti-Peskara nen drejtimin e dr. Elvana Metalla nga ISHA po punon per botimin shkencor te qeramikave te zbuluara. Analiza arkeometrike dhe restaurime te tjera te objekteve metalike po realizohen ne laboratoret e ketij universiteti italian por edhe nga prof. Frederik Stamati ne Laboratorin e Restaurimit dhe Arkeometrise. Ne proces botimi eshte vellimi II i kolanes Dyrrachium qe u kushtohet germimeve te shpetimit te realizuara gjate periudhes 2001-2007 nga Departamenti i Arkeologjise se Durresit e ne disa prej tyre misioni arkeologjik italian ka kontribuar me mbeshtetje teknike-shkencore.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›