Vdekja ilire e Aristotelit
Nje shqiptar me emrin Aristotel u vra para pak javesh ne Himare. Vrasesit jane Iliri dhe shoket e tij. Aristoteli nuk eshte me sepse Iliri dhe miqte vendosen ti presin fillin e jetes. Keta barbare qe i dhane te drejten vetes ti marre jeten nje njeriu nuk shqetesojne me askend gjithe paria politike dhe mediatike jane te shqetesuar nese Himara eshte minoritet grek ose jo. Fillojne e rremojne ne skutat e historise kush e kush sjell deshmi me bindese per llojin e races qe ka kultivuar ky vend. Disa thone qe shqiptarizmi i tyre nuk vihet ne diskutim disa te tjere kembengulin qe edhe helenizmi eshte i hershem. Ne fakt identiteti i nje individi apo shoqerie nuk mund te jete racor ai eshte kryekeput kulturor. Si nje shqiptar ashtu dhe nje italian apo afgan po te rriten ne nje shpelle te tre shpellare do behen por po te kulturohen ne vendet e tyre sigurisht qe do te jene ndryshe dikush me dashurine per makaronat dikush me nallonat etj. Madje shkalla e civilizimit eshte ajo qe dallon shoqerite demokratike nga ato jodemokratike apo shoqerite e perparuara nga ato me primitivet. Pjese e identitetit kulturor eshte padyshim gjuha nje konvencion qe nuk eshte vetem mjet komunikimi por edhe dimension shpirteror qe krijon raportet e veta me lirine dashurine apo ndjenjat dhe perjetimet e tjera njerezore. Ne Himare flitet greqisht kete nuk mund ta mohoje askush. Te kujtdo race qofshin ata bashkeqytetare ne ate krahine ka njerez qe kane zgjedhur te flasin greqisht duke pranuar dhe bere te veten nje kulture gjuhe gjurmet e se ciles jane te dokumentuara ne mermerin antik te nje civilizimi te rrenjosur gjithandej ne Shqiperi. Nje pasuri qe shqiptareve u mbeti ne oborr por qe nuk e kane cmuar si te tille. Kjo mund te merzise patriotet antiglobaliste por eshte fakt qe ne Himare predominon nje tjeter kulture e ndryshme nga ajo e Shkodres Tropojes Elbasanit Tiranes apo Tetoves nje diversitet qe duhet konsideruar si pasuri dhe jo si ndarje. Pjese e rendesishme e identitetit kulturor eshte edhe perkatesia fetare. Ky komunitet ashtu si pak krahina te tjera ne Shqiperi ruajti me fanatizem ortodoksine kulture fetare qe u braktis masivisht nga shqiptaret gjate pushtimit otoman. U provuan besnike te kultures se tyre kristiane dhe kjo i ben te denje per te pasur mbeshtetjen e Kishes Ortodokse institucion qe ka si mision te vetin kultivimin e ortodoksizmit aq me teper ne nje front te veshtire te ndikimeve nga Lindja sic eshte Shqiperia.
Ne kete kuptim edhe deklarata e kryepeshkopit Anastas per te denuar aktin dhe kerkuar vetepermbajtje nuk ka pse te shihet si e pavend. Te investosh dashuri dhe pune kolosale per te ringritur infrastrukturen materiale dhe shpirterore te kultures e besimit ortodoks nuk ke si te jesh i perjashtuar nga atesia qe te jep dashuria per bashkeqytetarin aq me teper kur ai eshte i te njejtit besim.
Ky shtet ka treguar jo pak here qe nuk kujdeset per qytetaret e vet pjese dhe kjo e deficences demokratike te nje vendi kultura urbane e te cilit eshte po aq barbare sa zemerimi i Ilirit. Ne vendbanimet e ridimensionuara te pas epokes urbankomuniste ne Shqiperi ndodhin cdo dite krime monstruoze. Vret prinderit me sepate i hap trute komshiut me kallash mbyt turistin ne pus per nje varese 24 karat. Horror diletantesh paranojakehellip. Kjo eshte raca transurbane me prejardhje nga iliret dhe baballaret pellazge. Te lashtet qe kane mbetur te lashte. Ketu vertet ka pasur shpella po duket qenkan funksionale edhe sot. Jo se jeton populli se ai ka dale qysh heret po kane mbetur te urtet mendimtaret dhe skeptiket. Para se te gjykojne ndjenjat filohelenike te himarjoteve baballaret e kombit duhet te skuqen per kulturen qe ka mes Ilireve Albaneve apo Dardaneve. Ate kulture qe gjendet sot ne mendjet e 20-vjecareve patriotizmi i te cileve eshte i brumosur me urrejtje dhe percmim per kulturen e ndryshme tc tjetrit. Dhe elinofobia nuk ekziston vetem ne mendjet e pedanteve por edhe te baballareve qe mpihen ekraneve divaneve apo mejhaneve.. Ata jo vetem duhet te skuqen po te fshihen te arratisen.. Sepse ata jane pergjegjes. Vetem pak dite me pare babe e bir nga Laci masakruan per vdekje nje 90-vjecar ne Sarande. Plaku minoritar dha shpirt i lidhur dhe i gjymtuar ne shtepine e tij. Kjo eshte kultura qe mban te gjalle barbaret dhe bijte krenare.
Ngrihen dhe denojne mbeshtetjen politike qe perfaqesuesit e minoritetit etnik grek i japin komunitetit te Himares. Sigurisht qe do ti mbeshtesin me force ata qe me vote u kane dhene te drejten te mbrojne dhe administrojne politikisht lirite dhe te drejtat e tyre kostot pozitive apo negative jane ne shpinen e tyre.
Perendimi po perqafon globalizmin nje sistem lirie qe po shemb jo vetem kufijte por edhe merite shumekombeshe. Dhe Himara eshte nje varietet i tille. Krimi eshte individual dhe nuk denon racen por kulturen qe e kultivon. Ne Shqiperi flitet mesohet dhe degjohet greqisht. Noti kengetari grek Notis Sfakianakis njihet edhe ne Tropoje edhe ne Velipoje Frakull Berxull Gramsh apo Ballsh. Mos valle meria e Ilireve nuk eshte per greket e vertete Ndoshta ngaqe Notit nuk ia dallojne ngjyren apo le te jete dhe rom vetem himarjot mos te jete.
Aristoteli nuk eshte me sepse barbaria ende ka ze.