Samiti i Varshavës, Jahjaga: "Mezi pres pajtimin me Serbinë"
Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga ka deklaruar në Samitin e Liderëve Evropianë në Varshavë, se mezi pret ditën kur Kosova dhe Serbia të bëhen vende mike.
Jahjaga është shprehur se Kosova ka marrëdhënie të mira me shumicën e fqinjëve të saj dhe se është e angazhuar për një faqe të re në raportet me Serbinë.
Kryetarja e shtetit ka pranuar se vendi i saj ka shumë sfida përpara, si sundimi i ligjit, të cilat sipas saj, janë pasojë e tranzicionit të gjatë dhe pavarësisë së vonuar.