Eksperimenti i të resë: pesticide nga hithat

Natyra Xharavina nga Gjakova ka mbledhur hitha për një eksperiment shkencor. Hithat e mbledhur i ka vendosur në një enë me ujë për t’i lënë aty dhjetë ditë.
Më pas lëngu që do të filtrohet do të zëvendësojë pesticidin që përdoret në agrokulturë, me atë natyral nga hithat, transmeton Klan-Kosova.
Këtë, Natyra po e praktikon për herë të dytë, pasi herën e parë e kishte realizuar me një kolege të saj, kishte treguar suksese. Madje, ky eksperiment asaj i solli vendin e dytë në një garë që u mbajt në Kenia të Afrikës me 2 e 3 maj, në fushën e agrokuturës.
Eksperimenti i maturantes së kolegjit Mehmet Akif ishte pëlqyer që kur ishte prezantuar para jurisë.
E në mesin e 60 shteteve pjesëmarrëse në garën e Kenias, sipas Natyrës ishin edhe ato të rajonit, që nuk e kishin mirëpritur rezultatin e 17 vjeçare./Indeksonline/