Rama: Jemi te vetedijshem ne rrugen tone
Vetem pak kohe pas takimit me kreun e qeverise, Berisha, Sekretari francez i Shtetit i ngarkuar me ceshtjet evropiane Pierre Lellouche, zhvilloi nje takim dhe me kryetarin e bashkise se Tiranes, njekohesisht kreun e PS-se Edi Rama. Takimi u zhvillua ne ambientet e bashkise dhe kreu socialist e cilesoi mjaft te frytshem biseden me zyrtarin francez ndersa shtoi se PS eshte vendosur ne rrugen qe ka zgjedhur. Per me se 40 minuta ata kane biseduar per krizen politike ne vend dhe konfliktin e ndezur ndermjet dy forcave me te medha politike. Qellimi i takimit te Lellouche me Ramen, eshte nxitja e kompromisit mes pozites dhe opozites, por me sa la te kuptohet Edi Rama, opozita nuk do te terhiqet nga rruga qe ka zgjedhur, duke deklaruar se PS eshte shume e vendosur ne rrugen qe ka zgjedhur. Kryesocialisti Rama, i pergjigjet ne kete menyre deklarates se Sekretarit francez te Shtetit te ngarkuar me ceshtjet evropiane, bere ne konferencen e perbashket per shtyp me kryeministrin Berisha. Lellouche kerkoi dhenien fund te bojkotit te Parlamentit. "Takimi me Sekretarin francez te Shtetit i ngarkuar me Ceshtjet Evropiane, Pierre Lellouche ishte shume i frytshem. Jemi te vendosur dhe te vetedijshem ne rrugen qe kemi zgjedhur, te garantojme demokraci per te gjithe dhe jo vetem per nje familje", ka deklaruar Rama pas takimit. Me tej kryetari i PS-se shtoi se rruga qe kane ndermarre, do te garantoje demokracine e vendit".Vete Sekretari francez i Shtetit i ngarkuar me Ceshtjet Evropiane, nuk beri ndonje prononcim pas takimit. Ne takim ishin te pranishem dhe deputetet socialiste Arta Dade e Ditmir Bushati.