E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ekspertë të ODIHR-it në Tiranë, asistencë për reformën zgjedhore

TIRANE - Zyra e ODIHR-it bëri të ditur sot se do t’i japë asistencë teknike komisionit të posaçëm parlamentar për reformën zgjedhore, përmes vizitës së një grupi ekspertësh që pritet të qëndrojnë në Tiranë deri në 27 janar.

Në një deklarate për mediat, zyra e ODIHR-it sqaron se do të ofrojë këshillim për ndryshimet e planifikuara në Kodin Zgjedhor që do të hartohen nga komisioni i posaçëm para zgjedhjeve parlamentare të vitit 2013.

“Sipas praktikës së mirë, të pranuar gjerësisht, që ndryshimet në legjislacionin zgjedhor të paraqiten të paktën një vit përpara zgjedhjeve, ODIHR-i është i gatshëm ta ofrojë menjëherë ndihmën e tij”- bëri të ditur Beata Martin-Rozumilowicz, drejtuese e Departamentit të Zgjedhjeve në ODIHR.

Ekspertët e ODIHR-it, gjatë qëndrimit në Tiranë do të zhvillojnë takime me kryetaren e Kuvendit, anëtarët e komisionit të posaçëm dhe grupin e ekspertëve teknikë të zgjedhjeve, si dhe me përfaqësuesit e partive të vogla politike, shoqërisë civile dhe komunitetit ndërkombëtar.

(er.nu/news24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›