E Diel, 1 Nëntor 2026

Gripi mbërthen shqiptarët, ISHP: 1000 raste në javë, vishuni dhe ushqehuni mirë

Tiranë- Temperaturat e ulëta dhe moti i paqendrueshëm kanë shtuar edhe numrin e personave të prekur nga virozat gripale. Vetëm brenda një jave numri i perosnave të prekur nga gripi është rritur me 1.000 raste.

Instituti i Shëndetit Publik bëri me dije se në javën që lamë pas numri i personave me grip arriti në 14.000 të tillë, nga 13.000 që ishte në fillim javën e shkuar.

Por sërish ISHP-ja deklaron se nuk bëhet fjalë për epidemi gripale, por për një situatë normale të stinës.

Mjekët këshillojnë që të ushtrohet kujdes maksimal sa i takon shmangjjes së ambjentëve të mbyllura, si burim i transmetimit të gripit nga një person tek një tjetër.

Po ashtu mjekët rekomandojnë një ushqyerje të shëndetshme dhe një veshje të ngrohtë për të përballuar temperaturat që sipas metereologëve duke filluar që nga dita e nesërme do të bien sërish nën zero gradë celcius.

Shkrime të tjera me interes:

  1. Dita Botërore kundër AIDS- ISHP: 478 të prekur në Shqipëri, 24 janë fëmijë Tiranë- Instituti i Shëndetit Publik ka bërë të ditur sot...
  2. Përmbytjet në Filipine, më shumë se 1000 të zhdukur Filipine- Qeveria e Filipineve bëri me dije se 1079 persona...
  3. Virozat e stinës- Pediatria, mbi 30 raste në ditë Korçë- Moti i ftohtë që ka përfshirë këto ditë zonën...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›