Kuvendi voton pro ngritjes se komisionit per Kreshnik Spahiun

Parlamenti ngre komisionin hetimor 3 javor, në kuadër të procedurës për shkarkimin e zv/kryetarit të KLD-së Kreshnik Spahiu. Mazhoranca përmes Viktor Gumit relatorit të kërkesës së grupit të deputetëve demokratë, argumentoi ligjshmërinë dhe bazën kushtetuese të saj.
As socialistët nuk i kursejnë kritikat dhe mosvlerësimin ndaj Kreshnik Spahiut si drejtues në KLD, por me demokratët ndajnë qëndrime të kundërta në intepretimin e Kushtetutës, vendimeve të Gjykatës Kushtetuese dhe ligjit organik të KLD-së, lidhur me procedurën e shkarkimit
Opozita nuk do të jetë pjesë e komisionit hetimor dhe votoi kundër ngritjes së tij, por për demokratët kur drejtuesit e një organi kushtetues devijojnë detyrën, për të cilën Kuvendi i ka votuar, ligjvënësi nuk duhet t’i shmnaget qëndrimit të tij politik
Komisioni hetimor do të drejtohet nga Enkelejd Alibeaj, me anetarë Gerti Bogdanin, Ledina Alollin, Paulina Hotin dhe Ramiz Çobajn. Kreshnik Spahiu është ankuar se i është refuzuar kërkesa për të folur në seancë dhe si përgjigje nga administrata e Kuvendit ka marre ftesën për të lexuar rregulloren e Kuvendit. Procedura në të vërtetë nuk i lejon zotit Spahiu të paraqitet në seancë. Te vetmen mundësi që kishte dhe e shpërdoroi ishte në komisionin e ligjeve, kur po shyrtohej kërkesa. Spahiu tentoi të nxirrte debatin jashtë procedurës, duke marrë si përgjigje dëbimin nga komisioni.