E Diel, 1 Nëntor 2026

Perpballja ne Europa League ndaj Trabzonsporit

Nuk ka dyshim se skuadra e tij do të fitojë edhe këtë herë. Safet Gjici është i bindur për Kukësin e tij ndaj Trabzonsporit në Ligën e Europës.

Kundërshtari i turit të katërt, pra i plej ofit, ka një emër të madh, por sipas presidentit, skuadra është e fortë mendërisht.

Një shigjetë indirekte për paraqitje të shumë skuadrave të tjera shqiptare në Europë.

Presidenti premton se përpara ndeshjes do të jepet shpërblimi prej 200 000 eurosh për kalimin e turit të tretë, beson se në stadium do të jenë më shumë se 10 000 tifozë, ndërsa deklaron se trajneri Cungu ka në dispozicion edhe blerjet e fundit Smajli apo Cikalleshi dhe Musollin e kthyer nga pezullimi.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›