Ekspertët: BSH duhet të ulë normat e interesit
Sipas tyre, ky veprim lehtëson ndjeshëm kostot në ekonomi si edhe ve më mirë në eficencë depozitat.
"Gjendja e ekonomisë së vendit kërkon disa masa stimuluese me anën e politikës monetare. Besimi dhe konfidenca e publikut shqiptar në sistemin e vet bankar është e admirueshme. Kemi një rikthim të ndjeshëm të depozitave në sistemin bankar, që do të thotë se konfidenca është e rikthyer në sistem dhe nuk kemi risqe që lidhen me çështje te stabilitetit financiar", thotë Selami Xhepa, ekspert i ekonomisë dhe njëkohësisht deputet i PD.
Ndërsa ekspert i ekonomisë, Zef Preçi, thotë se "në kushtet kur bankat nuk kanë ku të investojnë, janë më të prirura të ofrojnë norma interesi. Pra duhet të kishte ulje të normave të interesit dhe jo rritje". Ekspertët, të cilët nuk ngurojnë të 'shigjetojnë' bankat, thonë gjithashtu se ulja e normës bazë të interesit nga Banka e Shqipërisë do të ishte një lehtësim edhe për vetë sistemin bankar.
Sipas Xhepës, "do të ishte e rëndësishme për vetë bankat një ulje e normës së interesit për arsye se bankat kanë pasur një rritje të portofolit të kredive problematike. Një ulje e normës së interesit do të ndikonte edhe në tregun ndërbankar, në huadhënien e parave në tregun ndërbankar. Pra do të ulte koston e marrjes së parasë nga vetë sistemi bankar. Mendoj që në përgjithësi shoqëria do të ishte më mirë duke patur një normë interesi më të ulët për lekun" .
"Fakti që për një periudhë të gjatë është mbajtur një nivel i lartë i normave të interesit më shtyn të mendoj, nuk kam evidencë për këtë, për një marrëveshje të heshtur mes bankave dhe vazhdimi i kontrollit të shumicës së depozitave nga një apo dy banka, trashëguar nga periudha para privatizimit, ndoshta i ka dhënë një avantazh i cili është një kosto plus mbi shtetin shqiptar dhe taksapaguesit shqiptarë", thotë Preçi. Aktualisht norma bazë e interesit është 5.25 për qind, normë kjo e fiksuar në tetor 2009. Vitin e kaluar janë bërë dy ndërhyrje në janar dhe tetor, duke i ulur interesat me 0.5 pikë të përqindjes.