Buka prej Serbisë

Hambarët e fermerëve kosovarë pritet të grumbullojnë sivjet rreth 200 mijë tonë grurë. Edhe një herë kaq, nevojiten për të ngopur kosovarët. Pjesën tjetër të grurit, duhet siguruar nga Serbia.
Brenda një viti në Kosovë konsumohen 410 mijë tonë miell. Fermerët thonë se edhe sivjet buka do të sigurohet nga importi.
Ata tregojnë se shteti i Serbisë do të jetë vendi prej nga kosovarët do të përmbushin gati gjysmën e nevojave për miell. Ata vlerësojnë se gjendja mund të jetë edhe më e keqe kur dihet se shumë kultivues të grurit, sasitë e grumbulluara i shfrytëzojnë për konsum individual dhe nuk i nxjerrin në treg. Aq më tepër kur këtë vit çmimi i grurit për kilogram kushton rreth 17 centë. Fermerët ankohen se çmimi grumbullues i caktuar nga mullisët për këtë vit është shumë i ulët, krahasuar me dy vjet më herët kur një kilogram grurë kushtonte deri në 25 centë.
Drejtori ekzekutiv i Shoqatës se mullisëve të Kosovës, Muhamet Farizi, thotë se edhe sivjet nga arat tona mund të mbulohen rreth 50 për qind të nevojave për grurë.
“Prodhimi ynë mbulon gjysmën e kërkesave të konsumit”, thotë Farizi.
Sipas tij, vitin e kaluar, me drithëra ishin të mbjella 71 mijë hektarë dhe janë importuar rreth 200 mijë tonë. Për shkak të shumë problemeve, kaq do të këtë nevojë të importohen edhe sivjet. Ai thotë se një pjesë e fermerëve grurin e ruajnë për nevoja personale dhe për ushqim të kafshëve. Ndërkaq, në treg nxjerrin një sasi të vogël të prodhimit dhe kjo ulë shkallën e mbulesës së nevojave me prodhim vendor.
Dëmet nga reshjet e vazhdueshme atmosferike, sipërfaqet e pakta të mbjella me grurë dhe toka e mbushur me ndërtime, janë disa nga shkaqet që, po ashtu, imponojnë importin. Kërkohet edhe subvencionim në bujqësi nga Qeveria, e cila deri tani ka ndarë mjete, por të pamjaftueshme. Farizi thotë se subvencionimi nga Ministria e Bujqësisë prej 80 euro për hektar nuk mjafton, pasi krahasuar me vendet fqinje është dyfish më pak.
“Serbia subvencionin këtë kulturë dyfish më shumë se ne. Prandaj, edhe është më konkurruese se ne, çka edhe rrit importin nga ky vend”, tha Farizi.
Megjithatë, i pari i Shoqatës se mullisëve shprehet optimist se krahasuar me vitin e kaluar, shërbimi ndaj prodhimit të grurit do të jetë pak më i lartë dhe me ketë edhe rendimentet e grurit. Ai konsideron se edhe nevoja për import nuk do të ndryshojë krahasuar me vitin e kaluar.
Nga ana tjetër, fermerët kosovarë të cilët e kultivojnë grurin, shprehen pesimistë se vendi ynë ka mundësi të mbulojë në tërësi nevojat për miell. Për ta, tregu i Kosovës furnizohet më grurë nga vendorët mbi 30 për qind, kurse të tjerët vjen nga importi.
Megjithëkëtë, kushtet atmosferike sivjet kanë qenë në anën e bujqve, të cilët thonë se në krejt vitet e fundit, nuk mbahet mend për kushte me të favorshme atmosferike, që do të ndikonin direkt në rendiment cilësor të grurit.
Sylë Deshishku, pronar i Fabrikës se bukës dhe miellit “Kualitetit”, beson se nga arat e tij do të nxjerrë rendimentet më cilësore të grurit në vitet e fundit. Ai ka 350 hektarë sipërfaqe të mbjella me grurë dhe subvencionimi nga Ministria me nga 80 euro për hektar, për të është shumë i vogël.
“Ndihmë shumë e vogël, pasi 1 hektar grurë, bujkut i kushton 900 euro”, thotë Deshishku.
Ai, madje, nuk pajtohet me vlerësimet se Kosova arrin të mbulojë gjysmën e nevojave për miell nga vendorët.
“Vitin e kaluar vendorët i kanë përmbushur vetëm 30 për qind të nevojave. Kaq pritet të jetë edhe sivjet”, thotë ai.
Ndërkohë, vendi ku fermerët furnizohen me grurë është Serbia. Deshishku thotë se shteti fqinj ka qëlluar të jetë shumë afër dhe bujqit kanë më shumë llogari, për shkak të transportit të lirë. Po ashtu, edhe çmimi i grurit për kilogram në Serbi është shumë i lirë. Daljen nga kjo situatë fermerët e shohin te subvencionet, si në derivate, plehra, farë dhe transport. “Bujkun me pak sene e afron, e me pak e largon. Pse me i dergu paret tona në Serbi, se pa hëngër nuk ki çare”, thotë ai.
Fermerët ankohen edhe për tkurrjen e sipërfaqeve bujqësore nga ndërtimet vend e pa vend. Sipas Deshishkut, nëse do të rritet gruri në beton në ndonjë vend, atëherë ai vend do të jetë Kosova.