E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ekspertët: Forcimii dollarit, rrit kostone borxhit publik

TIRANË- Në rishikimin që qeveria do ti bëjë buxhetit të shtetit duhet të ketë parasysh edhe zhvlerësimin e lekut ndaj dollarit. Është ky mendimi i ekspertëve të ekonomisë të cilët argumentojnë se për shkak të forcimit të monedhës amerikane kostoja e borxhit do të rritet ndjeshëm.

Ekspertët e ekonomisë i sygjerojnë qeverisë që të tregojë kujdes me kreditë që do të marrë në vijim, me qëllim moskrijimin e një borxhi të ri. Sipas tyre huatë mund të merren vetëm në rastin e përfundimit të projekteve që kanë nisur, apo atyre që nxisin punësimin. 

Borxhi publik i Shqipërisë ka arritur në 60% të produktit të brendshëm bruto, një nivel ky i konsideruar i lartë nga fondi monetar ndërkombëtar, institucion që ka rekomanduar uljen sa më të shpejtë të këtij treguesi.
(m.a/News24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›