LSI, Malaj: Fenomenii punësimit të fëmijëvenë zbutje
TIRANë- Në ditën ndërkombëtare të parandalimit të punës së fëmijëve, shifrat tregojnë një ulje të këtij fenomeni. Zëvendësministrja e Arsimit Nora Malaj në një deklaratë për mediat nga selia e LSI-së tha se Shqipëria edhe pse po përballet me problemet e varfërisë ka bërë hapa pozitive në parandalimin e punësimit të fëmijëve.
“Shqipëria si vend, i cili po ndërton progres dhe ka bërë hapa pozitivë në këtë drejtim për të eleminuar dhe parandaluar punën e fëmijëve, sot përballet edhe me problemin e varfërisë. LSI në programin dhe planin e saj për veprim fokusin e këtij fenomeni e ka drejtuar drejt orientimit të shkollës, rritjes së shkallës së arsimimit të shoqërisë, fuqizimit të arsimit profesional, për dhënien e mundësisë këtyre fëmijëve që të integrohen në shoqëri”.
Sipas organizatës ndërkombëtare të punës shifrat tregojnë se në shkallë globale vërehet një rënie e numrit të fëmijëve të moshës 5 deri në 14 vjec që punojnë në masën 10%. Megjithatë ILO bën apel për ndërmarrjen e masave në reduktimin e këtij fenomeni shqetësues.
(m.a/News24/BalkanWeb)