Takimi i PrizrenitSejdiu nukfton Tadicin
PRISHTINE- Presidenti i Kosovës, Fatmir Sejdiu, nuk do të ftojë homologun e tij serb, Boris Tadiç në takimin e liderëve të vendeve të rajonit, që do të mbahet në fund të qershorit në Prizren. Sipas mediave kosovare, edhe pse lajmi nuk është konfirmuar zyrtarisht, kreu i shtetit ka vendosur të lërë jashtë kësaj tryeze presidentin e Serbisë.
“Në këtë takim do të ftohen: presidenti i Shqipërisë, Bamir Topi, ai i Maqedonisë, Georgi Ivanov, dhe presidenti i Malit të Zi, Filip Vujanoviç”, ka thënë zëdhënësi i Presidencës, Xhavit Beqiri.
Sipas tij, temë kryesore e takimit do të jetë bashkëpunimi ndërshtetëror. “Presidentët do të diskutojnë rreth thellimit të bashkëpunimit mes vendeve të rajonit. Takimi do t’i konfirmojë marrëdhëniet e mira dhe bashkëpunimin, jo vetëm në nivel të presidentëve, por edhe në nivele të tjera”, ka përfunduar Beqiri.
(m.a/News24/BalkanWeb)