Botërori, Argjentinanuk fal, por fitorjaështë minimale
JOHANESBURG- Argjentina ka marrë fitoren e parë në Botërorin e Afrikës së Jugut, duke mposhtur 1-0 Nigerinë në grupin B. Megjithatë skuadra e Maradonës nuk ka bindur edhe aq, duke humbur shumë raste përpara portës. Ndonëse me një sulm të frikshëm, amerikano-latinët kanë qenë të pasaktë përballë portierit nigerian Enejama, i cili u kthye në protagonistin e takimit.
Argjentina arriti të shënonte shumë shpejt me anë të Gabriel Hainzes në minutën e 6-të, një gol që rezultoi i vetmi për fatet e këtij takimi. Në fakt, skuadra e Maradonës ka patur një seri rastesh për të realizuar, por Mesi e Higuain nuk kanë qenë ata të Barcelonës dhe Realit. Futbollisti më i mirë i botës tregoi disa veprime të mira, por pa mundur të zhbllokohet edhe në ekipin kombëtar.
Në dy momente ishte meritë e portierit nigerian, megjithatë Leo pati një shans të artë pak minuta para fundit, por edhe pse i vetëm, nuk e dërgoi dot topin në rrjetë duke goditur në trup numrin 1 të Nigerisë. Gjithsesi, fitorja e sotme i dha Argjentinës tre pikët e para në grupin B, tepër të rëndësishme për fatet e saj në këtë Botëror. Ashtu si 6 vjet më parë në Botërorin aziatik, ekipi amerikano-jugor e nis me një fitore minimale me Nigerinë, por në grup nuk janë më Anglia e Suedia, por dy skuadra të dorës së dytë si Koreja e Jugut dhe Greqia. Ndeshja e radhës për Argjentinën është ajo e datës 17 qershor ndaj Koresë së Jugut, një sfidë ku të gjithë presin që yjet e kësaj skuadre si Mesi, Higuain apo Tevez, të zhbllokohen.
(m.a/A. Latifi/BalkanWeb) Lidhje te tjera Koreja e Jugut e nis me fitore ndaj një Greqie të mbaruar Botërori, Angli-SHBA pragndeshja ngjan me nje shtetrrethim