E Shtunë, 31 Tetor 2026

Francë, arrihet akordi per kalimin e Ibrahimovic e Silva te PSG

Eshte arritur te enjten ne mbremje akordi mes paleve per transferten te PSG te lojtareve te AC Milan, suedezit Zlatan Ibrahimovic dhe brazilianit Thiago Silva.
Vendimi eshte marre pas nje takimi te gjate ne "Parc des Princes" mes drejtorit sportiv te Paris SG, dhe perfaqesuesve te Ibrahimovic. I pyetur ne mbremje nga AFP, Leonardo tha se eshte arritur akordi per transfertat e lojtareve te Milanit. 

Sulmuesi Ibrahimovic do te angazhohet per 2 ose 3 vjet me nje page vjetore prej 12 milion euro, ndersa mbrojtesi Silva do te angazhohet per 4 ose 5 vjet me nje page vjetore prej 7 milion euro. 
(e.m/BalkanWeb)

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›