E Diel, 1 Nëntor 2026

Ekipi olimpik shqiptar merr flamurin e vendit për në Londër

TIRANË- Ekipi olimpik shqiptar ka marrë mbrëmjen e djeshme flamurin e vendit për ta ngritur në të këtij viti në Londër.
Në një mbrëmjen gala për dorëzimin e flamurit, në Hotel Rogner Europa Park, i pranishëm ishte edhe ministri i Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, Aldo Bumçi, i cili ndër të tjera vlerësoi sakrificën e sportistëve tanë për të arritur deri këtu dhe arritjet që ata kanë bërë në arenën europiane e botërorë në sportet repsektive. 

Peshngritësja Romela Begaj do të mbajë flamurin shqiptar në parakalimin e ekipit shqiptar gjatë ceremonisë së hapjes së Lojrave Olimpike në 27 korrik. Ekipi olimpik shqiptar përbëhet nga 11 sportist. Në peshngritje Briken Calja, Daniel Godelli, Endri Karina, Hysen Pulaku dhe Romela Begaj, në not Sidni Hoxha Noel Borshi, në qitje Arben Kucana, në xhudo Majlinda Kelmendi dhe në atletikë Adriatik Hoxha dhe Klodiana Shala. Atletja Luiza Gega nuk do të marrë pjesë pas një mosnjohje të rezultatit nga Federata Botërore e Atletikës. 

Të pranishëm në mbrëmjen gala ishin personalitete të sportit, ambasadorë si dhe ministri i Sporteve të Kosovës, Memli Krasniqi. Lojrat Olimpike “Londër 2012” do të nisin në 27 korrik dhe do të përfundojnë në 12 gusht. 

Shqipëria numëron 6 pjesëmarrje në Lojërat Olimpike. Edhe pse Komiteti Olimpik Kombëtar Shqiptar (KOKSH)është krijuar në vitin 1958 dhe është njohur nga Komiteti Olimpik Ndërkombëtar (IOC) në vitin 1959, Shqipëria ka marrë pjesë për herë të parë në Olimpiadën e Mynihut, në vitin 1972, me një sportiest. Në Lojërat Olimpike të Mynihut, Shqipëria pati edhe të parin e të vetmin rekordmen dhe kampion olimpik. Peshëngritësi i “17 Nëntorit”, Ymer Pampuri, theu në Gjermani rekordin olimpik të Yoshinobu Miyake të Japonisë në stilin e forcës. 

Pas pjesëmarrjes në Mynih Shqipëria u zhduk nga katër olimpiadat pasardhëse: 1976, 1980, 1984, 1988, për t’u rikthyer në vitin 1992 e për të qenë gjithmonë pjesëmarrëse në Lojërat Olimpike. Përkatësisht: “Barcelona 1992” (1 sportistë: notari Frank Leskaj) , “Atlanta 1996” (2 sportistë) në vitin 2000 (4 sportistë), “Athinë 2004” (7 sportistë) dhe “Pekin 2008” (11 sportistë) 
(e.m/BalkanWeb)

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›